Sfidat aktuale në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk mund të gjejnë përgjigje pa një angazhim aktiv të gruas në jetën politike. Ky ishte mesazhi i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright dje në Uashington ku ndau çmimin e sivjetshëm me ermin e saj, për një organizatë joqeveritare në Maqedoni.
Zonja Albright, siç raporton Zëri i Amerikës, veçoi në fjalën e saj shembuj nga Ballkani, duke përmendur ish-presidenten e Kosovës Ahtifete Jahjaga, si dëshmi e vizionit pozitiv që sjell gruaja në politikë.
Fituesi i sivjetshëm i çmimit Madeleine Albright, organizata ‘Reactor’ në Maqedoni do ta përdorë grantin prej 25 mijë dollarësh për të zgjeruar rrjetin e kontakteve dhe komunikimit për t’u informuar dhe luftuar fenomene si diskriminimi gjinor, sulmet apo praktikat e njëashme në dëm të gruas.
Reactor, tha zonja Albright “vepron në një rajon që është shumë i dashur për mua”. Ajo foli për sfidat e Ballkanit, si shkallëzimin e populizmit ekonomik dhe fuqizimin e rrymave politike nacionaliste, të cilat po vënë në rrezik integrimet dhe proceset demokratike duke sjellë polarizim dhe ekstremizëm në popullatë. Gratë, vazhdoi më tej ish-sekretarja e shtetit, kanë një rol të madh për të luajtur në përgjigje të këtyre sfidave.
“E pamë këtë në Kosovë, ku e para grua në detyrën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga (ja ku është në sallë edhe ambasadorja e Kosovës) e tregoi veten si një udhëheqëse vizionare; ajo është tani një ndër miket e mia shumë të mira, fola me të dje. Shpresojmë që shembulli i Kosovës të përsëritet në Maqedoni, falë punës së organizatës Reactor”, – tha zonja Albright.
Duke i dorëzuar çmimin drejtoreshës së organizatës Tanja Maleska, zonja Albright tha se Reactor dëshmon se ndryshimet politike ndodhin përmes marrëdhënieve, rrjeteve dhe lidhjeve njerëzore. Me anë të grantit prej 25 mijë dollarësh që ofron çmimi, tani politikanet në Maqedoni do të krijojnë një platformë dixhitale që t’i ndihmojë të bashkëpunojnë duke kapërcyer dallimet partiake, si dhe të lidhen me gratë në komunitet për të analizuar problemet dhe gjetur zgjidhje për to./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa