LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i lartë i duhanit nuk e ulë numrin e konsumuesve të tij

Çmimi i lartë i duhanit nuk e ulë numrin e konsumuesve të tij

Rritja e çmimit të duhanit, sipas të gjitha gjasave, nuk ka asnjë ndikim ndalues tek njerëzit nga pirja e tij, ka vlerësuar Peter Franks, shkencëtar nga Universiteti California-Davis, ne Sacramento.

“Njerëzit që edhe më tutje pinë duhan sigurisht janë të varurit më të mëdhenj, andaj ka shumë pak gjasa që do të heqin dorë nga duhani vetëm pse ai kushton më shtrenjtë”, ka thënë Franks i cili, me kolegët e tij, ka kryer një hulumtim në të cilin, si parametra, ka marrë çmimin e cigareve dhe zgjerimin e duhanpirjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë 20 viteve të fundit.

Kjo periudhë kohore ka përfshirë 14 vjet para dhe 6 vjet pasi që prodhuesit e duhanit kanë pranuar të ndryshojnë reklamim e tyre dhe kanë filluar të financojnë fushata kundër duhanit.


Duhani në atë kohë, mesatarisht, është shtrenjtuar nga 2.24 në 3.67 dollarë për pako, edhe pse numri i përgjithshëm i duhanpirësve ka rënë pak, në shtresat e njerëzve të varfër ai madje është rritur nga 27.7 për qind në 28.6 për qind.

“Shtrenjtimet e ardhme të duhanit sigurisht se nuk do ta rrisin ndjeshëm numrin e njerëzve të cilët do të lënë atë”, përfundon njoftimi i bërë mbi rezultatet e hulumtimit të kryer i cili është publikuar në revistën American Journal of Public Health.