Çmimet e veturave elektrike të përdorura po bien në Gjermani – blerësi tani mund të bëjë pazare të mira

Mediet gjermane po raportojnë për uljen e shpejtë të çmimeve të makinave elektrike të përdorura.
Sipas analizave, rënia e çmimeve vjen për shkak të uljeve të modeleve të reja të automjeteve elektrike, por edhe nga zhvillimi i teknologjisë, gjegjësisht uljes së konsumit të modeleve të reja dhe fuqive më të forta të karikimit të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Thënë kështu, drejtori i Autovuokraamo Starcar Europe, Marcus Hungerkamp, shpjegoi në një deklaratë për shtyp arsyet pse kanë ulur çmimet e blerjes dhe shitjes së makinave elektrike të përdorura.
“Çmimet e makinave elektrike do të bien sepse modeli i ri mund të përshkojë disa qindra kilometra më shumë se ndonjë model i vjetër”, thotë ai.
Niveli i çmimeve të e-trons i brendit Audi në Gjermani është përgjysmuar në më pak se dy vjet, pasi zhvillimi i gamës ka bërë hapa të shpejtë përpara në këtë madhësi dhe kategori çmimesh.
E-tron i vjetër është dukshëm më i lirë se më parë, me fjalë të tjera, veçanërisht sepse konsumi i tij është më i lartë se shumë modele aktuale.
Stefan Schneck, menaxher i shitjeve i faqes së njohur të shitjeve të makinave të përdorura AutoScout24 e quan uljen e çmimit “efekti Elon”.
Kjo do të thotë që kur dikush ul çmimet, të tjerët shpesh duhet të ndjekin shembullin.
Schneck gjithashtu beson se vlerat e mbetura të makinave elektrike do të bien ndjeshëm në vitin 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

"Glamping" me automjete elektrike arrin nivelin tjetër

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës