Rritja e çmimeve të produkteve të ndërtimit ka rritur çmimin e patundshmërive në Kosovë duke bërë që fuqia blerëse të bjerë. Vetëm gjatë këtij viti, sipas disa agjencive të patundshmërive dhe kompanive të ndërtimit, çmimi për metër katror për banesa është rritur për 200 euro.
Mesatarja e çmimit të banesave në Kosovë, sipas tyre, është rreth 1,000 euro për metër katror. Në vitin 2021, mesatarja e çmimit të banesave, thonë ata, ka qenë 800 euro.
“Secili ndërtues është duke e rritur çmimin e banesave në logjikën sa është rritur materiali që e ndërton ndërtesën”, thotë Meriton Cana nga një agjenci për patundshmëri në Prishtinë.
Çmimet dallojnë varësisht nga lokacioni dhe qyteti ku ndodhet banesa.
Metri katror në Prishtinë mesatarisht 1,300 euro
Në Prishtinë ku edhe ka ndërtime më të mëdha të ndërtesave të banimit, çmimet janë më të shtrenjtat, ndërkaq Fushë Kosova është qyteti me çmimet më të lira.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve në Kosovë, Faton Hoxha thotë se vetëm në Prishtinë mesatarja e çmimit të banesave nga 1,070, sa ka qenë në vitin 2021, aktualisht është rreth 1,300 euro.
Hoxha shton se rritja e çmimeve është vërejtur edhe në qytete të tjera të Kosovës, siç janë Prizreni, Gjakova, Gjilani e Ferizaj, ku çmimi për metër katror është nga 700 deri në 900 euro.
Në Fushë Kosovë, shton Hoxha, metri katror i banesave në vitin 2021 ka qenë 550 euro, tani është rreth 700 euro. Ai shton se nuk mund të parashihet rënie apo rritje e çmimit, pasi që ka lëvizje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve të ndërtimit.
Shitja e banesave bie për 70 përqind
Ilir Meleqi nga kompania ndërtimore BM Group, thotë se në rritjen e çmimit të banesave ka ndikuar shtrenjtimi i produkteve ndërtimore për 50 për qind, siç janë betoni dhe hekuri.
Ai, po ashtu, shton se rritja e çmimit të banesave ka ndikuar në uljen e fuqisë blerëse.
“Nëse e krahasojmë muajin qershor të këtij viti me vitin e kaluar, shitja e banesave ka rënë për 70 për qind. Në muajt e verës kur diaspora vjen në Kosovë, çdo vit ka shumë shitje, këtë vit ka rënë. Interesim ka pasur, por blerje jo”, thotë Meleqi.
Rënien e shitjes së banesave e thotë edhe Cana nga agjencia e patundshmërive ANEM.
“Njerëzit interesohen për të blerë, po jo me çmimet që janë në treg”, thotë Cana.
Çka po ndikon në rritjen e çmimit?
Kostoja e ndërtimit pritet të rritet edhe më shumë pas paralajmërimit për rritje të çmimit të çimentos. Çimentoja është një nga materialet më të përdorura ndërtimore në Kosovë.
Çmimi i këtij produkti, vetëm gjatë këtij viti, sipas përfaqësuesve të kompanive të prodhimit të betonit, është rritur tri herë.
Paralajmërimi edhe për një rritje të çmimit të këtij produkti ka shtyrë disa kompani të prodhimit të betonit të protestojnë të hënën përpara fabrikës së çimentos Sharrcem në Han të Elezit, fabrika e vetme e çimentos në Kosovë.
Naim Mahmutaj, përfaqësues i kompanive të betonit, ka thënë se Sharrcem e ka rritur çmimin e çimentos nga 82 euro për tomelat, sa ka qenë në janar të këtij viti, në afër 130 euro. Ndërsa, nga fabrika Sharrcem thonë se kjo kompani është prekur rëndë nga rritja e kostove të energjisë.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Skënder Krasniqi, njëherësh përfaqësues i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se çështja e ngritjes së çmimit të çimentos duhet të adresohet urgjentisht nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Qeveria duhet të ndërhyjë, ashtu siç ka bërë te derivatet e naftës, kur vendosi tavan”, thotë Krasniqi.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga MINT-i rreth rritjes së çmimeve dhe hapat që do të merren karshi kësaj situatë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Diaspora – blerësja më e madhe e patundshmërive
Diaspora e Kosovës zë vendin me nivelin më të lartë të investimeve të huaja që kryesisht bëhen në patundshmëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Investimet e Huaja Direkte në Kosovë në vitin 2021 kanë pasur vlerën e mbi 400 milionë eurove.
Prej tyre, mbi 380 milionë euro janë në sektorin e patundshmërive. Investimet e huaja në sektorin e patundshmërisë, sipas BQK-së pothuajse dyfishuan pjesëmarrjen nga 58.2 në 2020, për qind në 92.6 pёr qind në vitin 2021.
Por, ky mekanizëm financiar ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe pasigurisë në lëvizjen e çmimeve.
Sipas këtij institucioni, në tremujorin e tretë të këtij viti, përkeqësimi i situatës në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive do të jetë më evident për shkak të pasigurive rreth sjelljes së diasporës kosovare dhe efektit të tyre të lartë në ekonominë e vendit.
A është koha për të investuar në patundshmëri?
Eksperti financiar në Kosovë, Milazim Abazi thotë se trendët e çmimeve në patundshmëri nuk janë në rënie, por vetëm në rritje.
“Sa më herët të blihet prona, aq më mirë do të jetë dhe ka përfitime”, vlerëson Abazi.
Ai thotë se nuk parashihet të ketë rënie të çmimeve në patundshmëri në një periudhë më të gjatë kohore.
“Nëse një metër katror i një banese në zonat e mira para pesë viteve ka qenë 700 apo 800 euro, ato janë dyfishuar tani”, thotë ai.
Rritjen e çmimeve në përgjithësi të produkteve e ka shkaktuar fillimisht pandemia COVID-19, ndërsa hov të madh kjo rritje ka marrë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e fundit të vitit 2021, materialet ndërtimore kanë shënuar rritje për mbi 20 për qind. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë – mijëra vende të lira pune
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët