Importet e karburanteve shënuan rënie vjetore për të dytin muaj radhazi në prill të këtij viti, raportojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, duke sinjalizuar se, çmimet e larta janë duke e ndikuar negativisht konsumin e produktit.
Gjithsesi i njëjti raport tregon se, importet e karburanteve ishin mbi mesataren e dekadës së fundit në muajin prill.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në prill 2022 u importuan gjithsej 42,899 tonë naftë nga 49,105 tonë që ishin në prill 2021 me një rënie vjetore 12.6 për qind.
Vitin e kaluar në prill importet e karburanteve shënuan rekorde historike, për arsye se të kërkesës së lartë që u shfaq pas heqjes së kufizimeve në lëvizje nga pandemia Covid-19.
Si katër mujor importi i karburanteve shënoi ulje me 3 për qind. Gjatë janar-prill 2021, u importuan 170 mijë tonë nga rreth 175 mijë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Para se të niste lufta në Ukrainë edhe këtë vit importet e hidrokarbureve ishin në rritje në muajt janar dhe shkurt në krahasim me 2021. Në dymujorin e parë 2022 importet pësuan rritje me 11 për qind, por raportet u përmbysën në mars- prill ku me rritjen e çmimeve nisi të bjerë edhe sasia e importeve ra me mbi 14 për qind.
Ulja e konsumit në raport me vitin 2021 po vjen prej çmimeve të larta. Aktualisht një litër naftë po shitet në pikat me e pakicës me 248 lekë litri, nga 160 lekë litri që ishin në qershorin 2021. Gjatë një viti çmimi i një litri karburant është rritur me 55 për qind.
Operatorët e tregut pohojnë se tkurrja e konsumit është konstatuar tek kompanitë e ndërtimit, që punojnë me tenderë, të cilat janë frenuar për momentin për shkak të shtrenjtimit të hekurit, çka ka rritur kostot, duke tejkaluar vlerësimet fillestare. Sipas të dhënave nga bursat ndërkombëtare, çmimi i hekurit ishte 955 dollarë për ton para se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa aktualisht ka arritur në 1,254 dollarë për ton, me rritje 31 për qind.
Ndërsa tek veturat, sipas tyre, nuk është vënë re tkurrje konsumi, me përjashtim të zonave kufitare, që i mbushin makinat në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, ku nafta tregtohet 30-40 për qind më lirë.
Në mungesë të një sistemi efecient dhe të shpejtë të transportit publik, makina nuk është luks, por një domosdoshmëri për shumëkënd që e ka punën larg shtëpisë.
Karburantet u shtrenjtuan në bursa pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur deri në 130 dollarë për fuçi në fillim të marsit, nga rreth 90 dollarë që ishte nafta në fund të shkurtit. Çmimet kanë shënuar luhatje të shumta këto javë dhe aktualisht janë në tendencë rënëse.
Në tregun vendas, aktualisht nafta po tregtohet me 248 lekë për litër, duke iu afruar niveleve rekord maksimale prej 260 lekë, që u arritën në fillim të muajit mars.
Në krahasim me fundin e shkurtit, çmimet e naftës në tregun vendas janë 30% më të larta. /Monitor
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova