Liverpooli e ka bërë yllin e Real Madridit, Marco Asension, objektivin kryesor në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra e madhe angleze arriti në finale të Ligës së Kampionëve, por u mposht nga Real Madridi me rezultat 3-1.


Kjo humbje e hidhur ka bërë që drejtuesit e Liverpoolit të mendojnë për përforcimin edhe më të madh të skuadrës për sezonin e ri.

Pas transferimit të Naby Keitas nga Red Bull Leipzig dhe Fabinhos nga Monaco, klubi anglez ka kthyer vëmendjen në La Liga te Reali.

Jurgen Klopp 2  Klopp e dëshiron Asension në Anfield (Getty Images)

Është mesfushori me tipare sulmuese, spanjoll Asensio, i cili pëlqehet shumë nga skuadra nga Anfield, të cilët kanë bërë një ofertë për shërbimet e tij.

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Reds kanë ofruar plot 180 milionë euro për mesfushorin e Mbretërve, Asensio.

Marco Asensio e1524686857994 Marco Asensio (Getty Images)

Mesfushori ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij, ndërsa menaxher i ri Julen Lopetegui është i prirur për të mbajtur 22-vjeçarin.

Megjithatë, ata do të shqyrtojnë ofertën e Liverpoolit, me Jurgen Klopp që po kërkon më shumë eksplozivitet dhe përforcime në mesfushë. /Telegrafi/

telegrafi sport app