Reperët Cllevio dhe Noizy kanë qenë ndër emrat më të përfolur të mediave online gjatë këtyre ditëve.
Dyshja më në fund vendosën të bëjnë paqe me njëri-tjetrin, pasi kishin kaluar kohë duke u sharë e ofenduar publikisht.
Ishte fillimisht Cllevio ai i cili zgjati dorën e pajtimit, duke i kërkuar falje Noizyt publikisht përmes një vide-lidhje direkte në rrjetin social Instagram.
Dhe reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik si Noizy e pranoi faljen e tij, ndonëse nuk shprehi besim të plotë.
Gjatë kohës që këta të dy ishin në armiqësi, Cllevio kishte prishur miqësinë edhe me shokun e tij të fëmijërisë, Stresin, pasi ky i fundit (njashtu dikur rival i Noizyt), ishte pajtuar me të vitin e kaluar.
Kaq mjaftoi që fansat e Cllevios ta akuzonin Stresin për “tradhti”, ndërkohë që ky i fundit qëndroi në heshtje sa i përket konfliktit Noizy-Cllevio.
Por mesa duket, tani gjithçka ka mbaruar dhe Stresi me Cllevion kanë rikthyer sërish miqësinë e dikurshme.
Këtë ata e bën të ditur përmes një bisede të gjatë që zhvilluan me njëri-tjetrin në Instagram.
Po të njëjtët më pas publikuan një fotografi të përbashkët në InstaStory, ku shihej se ishin takuar në një grup miqsh. /Telegrafi/