11 qershori 1999 shënohet si Dita e Çlirimit të Prishtinës me hyrjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Llapit, por në rrugët dhe lagjet e kryeqytetit kishte shumë kohë që operonin pjesëtarët e njësitit Gueril BIA, me komandant Sali Mustafas “Cali”.
Një ditë para çlirimit të Prishtinës, komandanti Sali Mustafa i kishte urdhëruar guerilët e njësisë BIA (njësiti që mori emrin në shenjë respekti për heronjtë e kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani – shkronjat e para të emrave të tyre), që në tri lokacione ta ngritin flamurin kombëtar. Në Velani, tek rruga e “Bledit” dhe në shkollën “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave.
25 vjet pas zbatimit të urdhrit, protagonisti u rikthye, me flamurin e njëjtë, tash edhe me simbolin e shtetit.
Urdhrin e zbatoi një 20 vjeçar që nuk peshonte më shumë se 60 kilogram. Bashkë me Ismail Brahimin dhe me një ushtar tjetër me nofkën “Rudi”, Azem Gashi hipi mbi kulmin e shkollës rreth së cilës për vite ishin sjellë ilegalisht.
“Hipëm në shkollë kemi pasur gjuajtje prej banorëve lokalë serbë kur na kanë parë me flamur kombëtar duke e ngjitur flamurin”, ka thënë Azem Gashi – pjesëtar i gueriles BIA i Zonës Operative të Llapit.
Përpos flamurit, pjesëtarët e guerlies BIA nën ombrellën e Zonës Operative të Llapit, u urdhëruan të vëzhgojnë qytetin, sepse kishte frikë për masakra.
11 qershori është Dita e Çlirimit. Kushtrimi u lëshua nga komanda e UÇK-së, Zonës Operative të Llapit, e komanduar nga Rrustem Mustafa.
Megjithatë, në lagjet e Prishtinës, sipas Azemit, kishte frikë e panik tek banorët.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në kryeqytet, bashkë me ta edhe ushtarët britanikë.
“Kanë qenë të gjithë banorët mbi tanke të KFOR-it, NATO-NATO bërtimat e veta edhe janë gëzu. Por kur jemi dalë ne pjesëtarët e gueriles BIA ushtarët e UÇK-së, kur na panë neve i kanë harru tanket e KFOR-it. Kanë ardh dhe na kanë përqafu. Na shprehën mirëseradhje edhe na kanë uru Ditën e Çlirimit…”, ka thënë Gashi.
Megjithatë në shumë pjesë të qytetit ende kishte forca serbe, ushtarë, policë, paramilitarë e edhe civilë serbë që ishin në anën e tyre. Konfuzioni ishte shtuar me hyrjen e forcave ruse nga Merdarja nëpër Prishtinë e më pas në aeroport.
Për këtë kërkohej zgjidhje dhe britanikët kërkonin partner.
Pikërisht në hyrje të shkollës, Bahri Gashi i thotë prijësit britanik se çfarëdo sulmi ndaj popullsisë civile, do të marrë përgjigje nga UÇK-ja.
“Në video biseda ishte e shkurtër. Biseda ka vazhduar edhe nesër. A i kurrgjë ka lyp prej neve, çfarë detyre kemi, çfarë do të bëjmë në rast se ndodh kjo e kjo. Ne kemi qenë bashkëpunues dhe bashkëpunimi ka vazhdu edhe tre muaj të tjerë”, ka thënë Bahri Gashi – zv.komandant i gueriles BIA.
Pasiguri me raste edhe vrasje të civilëve kishte edhe ditëve në vazhdim. Deri afër 20 qershorit fryma e çlirimit u shtri në gjithë Prishtinën, Guerilja BIA e pushoi veprimtarinë.
“Sot fatkeqësia është që Sali Mustafa nuk është këtu është në burg dhe na mungon… (dita e çlirimit pa Calin?) është e rëndë… është… (qanë). Unë besoj se Sali Mustafa do të lirohet. Do të vijë. Dhe jam shumë në qejf me e prit atë”, ka deklaruar Gashi.
Gashi me ironi thotë se rreth 300 pjesëtare të gueriles BIA dalloheshin lehtë nga të tjerët. Shumica nuk peshonin më shumë se 50-60 kilogramë. Në lagjet e Prishtinës ata ishin të pranishëm nga 98’ta, e më herët.
Ish-komandanti i tyre, Salih Mustafa “Cali”, është dënuar nga Gjykata Speciale, me 26 vjet burgim, i cili pastaj i është ulur në 22 nga shkalla e dytë e Gjykatës./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova