Los Angeles Clippers ka marrë një tjetër fitore në NBA, të shtatën radhazi.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në Staples Center përballë Oklahoma City Thunder me tetë pikë diferencë 108:100.


Kawhi Leonard ka qenë më i merituari për këtë fitore me 34 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.

Pas amerikanit më efikasi ishte Serge Ibaka me 17 pikë, derisa me pikë dyshifrore ndeshjen e mbyllën edhe Jackson, Paul George dhe Ivica Zubac.

Gilgeous-Alexander me 23 pikë dhe Hill me 22 tjera ishin më efikasit tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitore.

063 1298190494 scaled e1611547658329  1

Me fitoren ndaj OKC, Clippers ngjitën në krye të tabelës së bashku me rivalin lokal Lakers me nga 13 fitore e katër disfata.

Në anën tjetër Oklahoma City Thunder ndodhet në vendin e 12-të në Konferencën e Perëndimit me gjashtë fitore e nëntë humbje.

Ndeshjen e radhës Clippers e zhvillojnë në udhëtim te Atlanta Hawks, derisa OKC luan te Portland Trail Blazers. /Telegrafi/Rezultatet:

Indiana Pacers – Toronto Raptors 102:107
LA Clippers – Oklahoma City Thunder 108:100

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 141:103

Orlando Magic – Charlotte Hornets 104:107

Milwaukee Bucks – Atlanta Hawks 129:115

San Antonio Spurs – Washington Wizards 121:101

Portland Trail Blazers – New York Knicks 116:113

telegrafi sport app