Rokeri legjendar, Eric Clapton, është detyruar që t’i anulojë dy koncerte në Los Angeles për shkak të një forme të rëndë të bronkitit.

71-vjeçari, i cili bën pjesë në listën e kitaristëve më të mirë në histori, ka thënë se i vjen keq që është detyruar t’i anulojë koncertet, por këtë e ka bërë me urdhër të mjekut.


“Si pasojë e bronkitit të rëndë dhe me këshillë të mjekut, Eric Clapton është duke i caktuar për një datë tjetër dy koncertet e kësaj fundjave në The Forum në Los Angeles”.

EricClapton1 (Getty Images)

“Atij i vjen shumë keq që i ka zhgënjyer fansat, por është i vendosur t’i mbajë këto koncerte (në data tjera)”.

“Ata që i kanë biletat do t’i shfrytëzojnë të njëjtat në datat e reja ose do t’i marrin paratë nëse e kërkojnë këtë”, thuhet në një njoftim të ekipit të Clapton.

Fansat e rokerit i kanë uruar shërim të shpejtë autorit të shumë hiteve. /Telegrafi/