Jo çdo mbeturinë është për fshesën e pluhurit 

Përdorimi i fshesës me rrymë është një nga mënyrat më praktike për ta mbajtur shtëpinë të pastër dhe të rregullt. Por, ndonëse na kursen kohë dhe mund, kjo pajisje nuk është e përshtatshme për të mbledhur çdo lloj mbeturine.


Nëse nuk e përdorni siç duhet, mund të merrni erë të keqe, të bllokoni tubat ose filtrin, të dëmtoni motorin, madje edhe të rrezikoni ndonjë goditje elektrike.

Një nga rreziqet më të shpeshta janë gjethet e thata, flokët apo qimet e kafshëve, të cilat mund të grumbullohen lehtë në tubin ose filtrin e fshesës dhe të pengojnë qarkullimin normal të ajrit. Si pasojë, motori i fshesës mbingarkohet, nxehet tepër dhe në raste të caktuara ndalon së punuari krejtësisht.

Prandaj, para se të merrni fshesën për të “marrë me vete” gjithçka nga dyshemeja apo oborri, mendoni dy herë se çfarë është e sigurt për të - dhe për pajisjen tuaj, transmeton Telegrafi.

Çfarë nuk do të duhej të pastroni me thithëse pluhuri?

Shtresat e kafes mund të krijojnë myk në thithëse, sepse janë të njoma, madje edhe nëse nuk ju duket ashtu. Veç kësaj, grimcat e saj ngjiten shpejt në pjesët e brendshme të aparatit, kështu që është e pamundur t’i pastroni.

Edhe kafja, edhe kakaoja janë shumë të rrezikshme për thithësen, sepse grimcat e tyre të vogla mund të bllokojnë filtrin, të depërtojnë në motor të thithëses së pluhurit dhe ta prishin.

Dheun dhe fletët e luleve tuaja të dhomës gjithashtu kurrë mos i pastroni me thithëse. Dheun nuk do ta pastroni mirë, por do ta shtypni gjithnjë e më thellë në tepih, nëse është i njomë, mund të shkaktoni edhe ndonjë problem teknik.

Edhe pse ndonjëherë mendojmë që qimet është më e thjeshtë t’i grumbullojmë me thithëse pluhuri, këtë nuk duhet ta bëni sepse ato shpejt mbyllin filtrin, ndërsa forca e thithëses zvogëlohet dukshëm.

fgfgfgfgfgf

Pudra e bebeve, edhe pse duket e thatë, pikërisht përmban vajra të ndryshme të cilat fillojnë të shkrihen nën ndikimin e ajrit të nxehtë.

Kozmetika konsiderohet një ndër armiqtë më të rrezikshëm të thithëses dhe filtrave. Atë pastaj është e pamundshme ta pastroni andaj do të detyroheni t’i zëvendësoni filtrat.

Mielli mund ta shkatërrojë thithësen, prandaj më mirë është ta mblidhni me dorë. Në të kundërtën do t’i mbyllni filtrat dhe pastaj thithësja do të nxehet tepër, ndërkaq motori do të prishet.

Mos pastroni dyshemenë e lagësht! Mund të shkaktoni goditje nga rryma elektrike, mirëpo në rastin më të mirë thithësja mund të krijojë aromë të keqe.

Shumica e njerëzve, kur thyejnë diçka, përdorin thithësen, mirëpo këtë assesi nuk bën ta bëni. Xhami lehtë mund t’i shkatërrojë gypat e thithëses, filtrat dhe qesen në të cilën grumbullohet pluhuri. /Telegrafi/