Çka është menopauza, cilat janë simptomat dhe si t'i trajtoni ato

Menopauza është pjesë natyrale e ciklit jetësor të femrës, ku femra më nuk ka menstruacione dhe nuk mund të mbetet më shtatzënë në mënyrë natyrale
Menopauza nuk është sëmundje, e as sëmundje e mungesës së estrogjenit, e as problem mendor. Thjesht është pjesë natyrale e çdo femre, në të njëjtën mënyrë që është puberteti apo shtatzënia.
Kryesisht menopauza ndodh mes moshave 45 dhe 55 vjet, edhe pse 1 në 100 gra e fillojnë menopauzën para se t’i mbushin 40 vjet, transmeton Telegrafi.
Simptomat e menopauzës
Simptomat e menopauzës mund të shfaqen në çfarëdo kohe, duke filluar nga mosha 35 vjet kur bien nivelet e hormoneve gjinore – ato të estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit.
Simptomat e menopauzës përfshijnë ndryshime në disponim, probleme me kujtesë (nuk mbani mend ku i keni lënë çelësat, nuk iu kujtohen emrat e njerëzve që i njihni, etj.), gjumë të dobët, djersitje gjatë natës, energji të ulët, shtim të peshës, ndryshime të lëkurës, ankth, depresion, libido e vogël, menstruacione të parregullta, sulme paniku, ënjtje të yjeve, etj.
Sa zgjatë menopauza?
Para-menopauza, pra koha afër menopauzës, është rrugëtimi i ndryshimeve hormonale që shpie në destinacionin përfundimtar. Zakonisht kjo fazë zgjatë rreth katër vjet, por te disa gra mund të zgjatë vetëm disa muaj.
Çfarëdo simptome që jeni duke përjetuar, autorja Julie Dennis sugjeron t’i ndiqni këto këshilla për t’i kontrolluar simptomat e menopauzës:
- Çfarë dëshironi vërtetë? Nuk mjafton të thoni se doni t’i largoni simptomat, por të bëheni specifike. Cilën simptomë dëshironi ta largoni dhe të shikoni se si mund ta zgjidhni problemin.
-Ushqimet e djegësa janë pak problematike gjatë menopauzës, e njëkohësisht edhe ushqimet e ëmbla mund t’i zvogëlojnë nivelet e energjisë dhe të disponimit.
- Bëni ushtrime fizike.
- Largoni toksinat nga trupit duke konsumuar sasi të mëdha të ujit
- Zvogëlojeni sasinë e kafeinës. /Telegrafi/













































