LAJMI I FUNDIT:

Çka deklaruan ‘Kobra’ dhe të tjerët në Polici dhe Prokurori për rastin e vrasjes së të riut nga Kukësi

Çka deklaruan ‘Kobra’ dhe të tjerët në Polici dhe Prokurori për rastin e vrasjes së të riut nga Kukësi

Prokuroria Speciale (PSRK), ka ngritur të martën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzë thuhet se përgjegjësia e të pandehurit Hoxhaj për veprën penale të vrasjes dhe të pandehurve tjerë për vepra tjera penale, dëshmohet edhe me rezultatin e zbatimit të masave të fshehta të përgjimit.

“Kjo masë është zbatuar kundër të gjithë të pandehurve gjatë qëndrimit në paraburgim ashtu që pothuajse secili prej tyre në mënyre direkte apo indirekte e përshkruan ngjarjen në mënyrë identike se si është e paraqitur në dispozitivat e kësaj aktakuze”, thuhet në aktakuzë.


Aty përmendet biseda e të pandehurit Mazreku me dy vizitorë, ku përmendet se ekziston fotografia e Hoxhajt duke shtënë në drejtim të të dëmtuarve në veturë.

Kurse, thuhet se i pandehuri Vezaj gjatë bisedës me një person, i cili i pyetur se a e panë dëshmitarët Hoxhajn në seancë dhe “A thanë qe ky është”, kishte pohuar një gjë të tillë.

Ngjashëm thuhet se deklaroi edhe Susuri në bisedë me vizitorët, duke thënë se rasti ka ndodhur jashtë lokalit.

“O hiq asnjë s’kemi të bëj veq Dibrani… edhe rasti s’ka ndodhë as në lokal, as në parking, ka ndodhë në rrugë, tash pse kem rreh ne në lokal, rasi ka ndodhë jashtë…”, citohet të ketë thënë Susuri.

Më poshtë i gjeni deklaratat e të pandehurve lidhur me këtë rast, të dhëna në Polici dhe Prokurori Speciale.

Dibran Hoxhaj

I pandehuri Dibran Hoxhaj, thuhet se më 3 janar 2023 në Polici, në prezencë të avokatit Nexhat Elshani, e ka shfrytëzuar të drejtën e mbrojtjes në heshtje. Aty thuhet se deklarata tjetër e Hoxhajt është marrë nga Policia më 15 nëntor 2023 në Burgun e Sigurisë së Lartë, në prezencë të avokatit Florent Latifaj.

Këtë herë, thuhet se Hoxhaj e kishte dhënë mbrojtjen, duke pohuar se në lokal ka ardhur rreth orës 4:10 apo 4:15, por pasi që ka ndodhur gjuajtja me armë, ashtu që personat nga Kukësi fare nuk i ka takuar. Kurse, thuhet se më 16 shkurt 2024 në Prokurori Speciale, me mbrojtësin e njëjtë, ka deklaruar se qëndron në tërësi pranë deklaratës paraprake.

Roland Susuri

Aktakuza thotë se i pandehuri Roland Susuri ka dhënë tri deklarata. Të parën deklaratë, thuhet se e ka dhënë në Polici më 6 janar 2023 me mbrojtësin, avokatin Ruzhdi Berisha, ndërsa të dytën në PSRK më 19 maj 2023 në prezencë të avokatit Blend Gjini. Aty thuhet se i pandehuri kategorikisht e ka mohuar kryerjen e veprave penale, por e ka pranuar se ka punuar si kamarier në lokalin “Cobra City” dhe i ka shërbyer të dëmtuarit, po ashtu thuhet se ka pohuar se ata kanë konsumuar shumë alkool dhe drogë.

Dosja e Prokurorisë - si ndodhi vrasja afër 'Cobra City' dhe për çka akuzohen Dibran Hoxhaj dhe të tjerët?
Lexo po ashtu Dosja e Prokurorisë - si ndodhi vrasja afër 'Cobra City' dhe për çka akuzohen Dibran Hoxhaj dhe të tjerët?

Gjatë rrahjes, thuhet se Susuri ka deklaruar që R., ka pasur një kaçavidë, Arbeni dhe Jesmiri shkopa bejsbolli, por thekson se asnjëri nuk ka pasur armë. Ndërsa, herën e tretë në Polici më 8 shkurt 2024, thuhet se ka deklaurar në prezencë të avokates Sahadete Gashi, se mysafirët nga Shqipëria ende kanë qenë në parking kur është kthyer i pandehuri Dibran Hoxhaj.

Jesmir Badallaj

Në aktakuzë thuhet se Jesmir Badallaj, të gjitha deklaratat i ka dhënë në prani të mbrojtësit, avokatit Jeton Rekathati, të parën në Polici më 3 janar 2023, të dytën në PSRK më 24 maj 2023 dhe të tretën përsëri në Polici më 9 shkurt 2024. Ai thuhet se ka deklaruar që ka punuar si banakier në “Cobra City” dhe i kujtohet se në atë lokal atë ditë më parë kanë pasur problem sepse i pandehuri Roland Susuri për herë të dytë mysafirit ia ka dërguar faturën e njëjtë. Ndërsa, theksohet se ka mohuar që ka pasur armë gjatë rrahjes.

Burim Mazreku

Sipas aktakuzës, i pandehuri Burim Mazreku më 3 janar 2023 në prezencë të avokates Fatbardha Elezkurtaj, është përgjigjur në pyetjet e parashtruara në Polici. Më 25 maj 2023, me avokatin Hilmi Canolli përsëri e ka dhënë mbrojtjen e tij dhe e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet.

Arben Vezaj

Aktakuza thotë se i pandehuri Arben Vezaj gjithashtu e ka dhënë deklaratën e parë para Policisë më 3 janar 2023 me avokaten Hana Camaj dhe se mbrojtje të ngjashme ka përsëritur edhe në PSRK më 18 maj 2023 në prezencë të avokates Teuta Beka-Bunjaku. Ai thuhet se e ka pranuar se ka mbajtur një shkop bejsbolli gjatë rrahjes, por pohon se ka qenë vetëmbrojtje.

Në aktakuzë thuhet se me deklaratat e tyre, të gjithë të pandehurit kanë tentuar t’i ikin përgjegjësisë penale apo ta zvogëlojnë atë përgjegjësi, sepse deklaratat e tyre janë në kundërshtim me provat e mbledhura.

Me provat e mbledhura në aktakuzë, thuhet se pa mëdyshje vërtetohet se të pandehurit i kanë kryer veprat penale që iu vihen në barrë.

Kurse, lidhur me masën e paraburgimit, thuhet se ekzistojnë rrethanat që të pandehurit Hoxhaj t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

Në aktakuzë, janë renditur provat që duhet të administrohen dhe emrat e dëshmitarëve – të dëmtuarve që propozohen të dëgjohen gjatë gjykimit.

Çka kanë deklaruar të dëmtuarit-dëshmitarët?

Në aktakuzë përshkruhet se si ka ardhur deri tek përleshja mes të dëmtuarve dhe punëtorëve të lokalit, pasi që të njëjtit nga kamarieri, i akuzuari Ronald Susuri e kanë marrë faturën prej rreth 400 euro.

I dëmtuari T.R., ndër të tjera ka deklaruar se Jesmiri e ka nxjerrë pistoletën dhe se ia ka drejtuar (të dëmtuarit R.) si dhe kishte filluar ta shante.

“E ka nxjerrë pistoletën dhe ma drejtoi dhe filloi të më shante duke më thënë “lekët”, në atë moment unë kam nxjerrë lekët nga xhepi edhe Rolandi ma ka drejtuar revolen, pastaj njëri prej tyre m’i ka marrë lekët prej dorës”, kishte deklaruar i dëmtuari R.

I njëjti pastaj, thuhet se kishte thënë se e kishte parë Jesmirin që i ka rënë V., duke shtuar “e kam parë V. I., ka pasë hundët e mbuluara me gjak…”.

Tutje, ai kishte deklaruar se edhe këtë e kishte goditur Rolandi, Jesmiri dhe Arben Vezaj e që ia kishin marrë lekët paraprakisht dhe se pastaj e kanë goditur me grusht dhe me shkop bejsbolli.

Ndërkaq, dëshmitarja e cila atë ditë kishte filluar të punojë si vallëtare në lokalin “Cobra City”, A.S., kishte theksuar se ata kanë filluar të “shtyhen” për punën e faturës.

“Pastaj kanë dalë jashtë hyrjes… pas tyre ka dalë edhe kamarieri Rolandi dhe njëri nga shanku, një person me mustaqe i dobët, I.”, kishte deklaruar A.S.

Tutje, ajo kishte deklaruar se kur Rolandi kishte dalë jashtë kishte pasur në dorë pas shpine një shkop bejsbolli.

“Rolandi kapi nga fyti personin i cili më vonë ka vdekë dhe e ka godit me kokë në fytyrë, në hund, i cili pastaj kishte gjakderdhje, pastaj ata të Kukësit kanë kapë karriget, tavolinat dhe shishe në drejtim të Rolandit”, kishte shtuar dëshmitarja A.S.

Ndërkaq, valltarja tjetër H.I. kishte deklaruar se kishte ndenjur në tavolinën e tyre dhe se kishin porositur pije edhe B. edhe personi që ka vdekë.

Gjithashtu, edhe kjo kishte deklaruar se ata kanë filluar të diskutojnë për faturën në lidhje me çmimin.

Ndër të tjera, H.I. kishte deklaruar se Jesmirit i ka parë shkop bejsbolli dhe më pas kishte parë Rolandin me armë në dorë, por se nuk e di se ku e ka marrë armën dhe se nuk ka shtënë me të.

“Kur kam dalur prej banjos kam pa Jesmirin me armë, i cili doli nga zyra dhe shkoi në sallë me armë në dorë, por krisma armësh nuk ka pasur”, kishte shtuar tutje H.I.

Deshmitaja M.J., gjithashtu valltare në atë lokal, thuhet se përmes Snapchatit ka kontaktuar me dëshmitarin Enver Amrllahu, i cili ka qenë me të
pandehurin Dibran Hoxhaj dhe i ka treguar se ka “sherr në lokal’”, ndërsa ky i përgjigjet se janë
duke ardhë, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori