LAJMI I FUNDIT:

Ç’janë Sindroma e Aspergerit dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv: Me çfarë përballet në të vërtetë aktivistja Greta Thunberg

Ç’janë Sindroma e Aspergerit dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv: Me çfarë përballet në të vërtetë aktivistja Greta Thunberg

Kemi lexuar artikuj mbi sindromën e Aspergerit dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Mirëpo ende nuk e kuptojmë se çfarë sëmundjesh vërtet janë ato

Nxënësja suedeze Greta Thunberg është bërë e njohur në botë për shkak të luftës së saj kundër ndryshimit të klimës dhe temperaturave më të ulëta në Tokë. Ajo është bërë subjekt debati në mbarë botën pas fjalimit që mbajti në OKB, ku akuzoi brezat e rritur se nuk kanë bërë asgjë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre, sepse kanë shkatërruar planetin, transmeton Telegrafi.

Janë gjithnjë e më dhumë të rinjtë nga e gjithë bota, që po ndjekin shembullin e saj, e cila është bërë simbol ndërkombëtar në betejën kundër ndryshimeve klimatike.


Greta, pas viteve të depresionit, çrregullimeve të ngrënies dhe sulmeve të ankthit, përfundimisht u diagnostikua me Sindromën e Asperger dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).

Kur ishte 11 vjeçe, ajo ndaloi së ngrëni për dy muaj të plotë: Rrëfimi për jetën e vështirë të Greta Thunberg, adoleshentes që po u jep mësim për klimën, politikanëve botërorë
Lexo po ashtu Kur ishte 11 vjeçe, ajo ndaloi së ngrëni për dy muaj të plotë: Rrëfimi për jetën e vështirë të Greta Thunberg, adoleshentes që po u jep mësim për klimën, politikanëve botërorë

Përveç kësaj, ajo vuan nga mutizmi selektiv, një çrregullim i shoqëruar me ankth të rëndë që e ndalon një person të flasë me këdo që ndodhet jashtë familjes së afërt.

Mësoni çfarë janë këto sëmundje, si manifestohen, cilat janë karakteristikat klinike dhe trajtimi i tyre.

Sindroma e Aspergerit: Identifikojeni me kohë!

Sindroma e Aspergerit është çrregullim zhvillimor, karakteristika e së cilës është paaftësia e kuptimit si funksion shoqëria. Njerëzve me sindromën e Aspergerit u mungon kuptimi, procesimi dhe përshkrimi i emocioneve vetjake dhe i emocioneve të huaja, aftësia e kujdesit të bashkuar dhe mundësia që të jenë plotësisht të vetëdijshëm për rrethanat të cilat i rrethojnë në ndonjë moment.

Fëmijët me sindromën e Aspergerit përgjithësisht nuk kanë pengesa në të folur dhe në zhvillimin kognitiv dhe pikërisht për këtë shkak ndonjëherë duhet një kohë e gjatë që përgjithësisht të dyshohet që fëmija ka ndonjë problem zhvillimor. Megjithatë, shpesh shfaqet ngathtësi motorike dhe përdorim atipik i të folurit.

Studiuesit në fushën e mjekësisë janë të pasigurt nëse kjo është një formë e lehtë e autizmit apo një çrregullim më vete. Deri më sot askush s’e di çfarë e shkakton sindromën e Aspergerit. Sidoqoftë, ajo nuk vjen nga mosplotësimi i nevojave emocionale dhe as nga mënyra si është rritur fëmija.

Karakteristikat e sindromës së Aspergerit janë:

⦁ mungesa e veçorive sociale dhe shoqërore,
⦁ mungesa e komunikimit joverbal,
⦁ ngathtësia motorike dhe lëvizje të paharmonizuara,
⦁ modelet përsëritëse të sjelljeve,
⦁ egocentrizmi dhe egoizmi,
⦁ veçantitë e të folurit dhe e gjuhës,
⦁ shprehjet e vogla të fytyrës pos pikëllimit dhe hidhërimit,
⦁ memoria e shkëlqyeshme,
⦁ kreativiteti,
⦁ preokupimi me vetveten dhe me botën e vet.

Fëmijët e moshës parashkollore kanë lojë të varfër simbolike dhe lojë rolesh (gjë që është mënyrë se si fëmijët i mësojnë shkathtësitë sociale).

Në kopsht, ata fëmijë me siguri pjesën më të madhe të kohës do të luajnë vetëm apo do të përpiqen të përfshijnë ndonjë fëmijë tjetër në lojën e tyre.

Mirëpo, fillimi i lojës së përbashkët mund t’u paraqesë problem të madh, ndërkaq ajo mund të ndikojë në mënyrë të ndryshme në dinamikën grupore, si edhe në sjelljen e të rriturve ndaj tyre (prindërit, edukatorët, mësuesit, gjyshja, gjyshi, tezja…) për shkak të mosplotësimit të pritjeve që fëmijët të munden vetë të mësojnë të luajnë dhe të lidhen me fëmijët e tjerë.

Për shkak të mosdijes, por edhe padurimit, në mënyrë të pavetëdijshme të mësojnë fëmijën që diçka me të nuk është në rregull, gjë që për pasojë mund të ketë zhvillim të vetëbesimit të ulët dhe pasqyrë të keqe për veten.

Natyrisht, kështu edhe më shumë vështirësohet zhvillimi i fëmijës, sepse jo vetëm që ka shkathtësi më të dobëta sociale për shkak të çrregullimit zhvillimor, por ai tani edhe dënohet për shkak të zvogëlimit të aftësive të veta natyrore që t’i zotërojë si fëmijët e tjerë.

Dallimi midis autizmit dhe sindromës së Aspergerit kryesisht është në funksionimin intelektual dhe zhvillimin e të folurit. Në të vërtetë, fëmijët me çrregullimet e Aspergerit kanë nivel më të lartë të funksionimit intelektual.

Edhe në këtë çrregullim ekzistojnë dëmtime cilësore të zhvillimit të raporteve sociale, vonesë në zhvillimin gjuhësor-të folur dhe sjellje stereotipe, në interesim dhe aktivitet.

Ironizoi me aktivisten, Greta Thunberg i përgjigjet presidentit Trump duke i kopjuar fjalët e tij
Lexo po ashtu Ironizoi me aktivisten, Greta Thunberg i përgjigjet presidentit Trump duke i kopjuar fjalët e tij

Zhvillimi i të folurit mund të vonohet, ndërkaq përmbajtja shpesh është stereotipe, e varfëruar, mirëpo nuk ka vonesa qenësore klinike në zhvillimin e të folurit.

Ata fëmijë janë esencialisht më të avancuar në zhvillimin gjuhësor dhe në të folur se autikët. Shpesh në pikëpamje motorike janë të ngathët, përsërisin të njëjtat lojëra, në mënyrë mekanike, pa kreativitet.

Herë-herë kanë qëndrim dhe gjestikulacionetë çuditshme. Fizikisht më së shpeshti nuk vërehen.

Spontanisht fëmija nuk ndan kënaqjen, interesimin dhe ndjenjat me njerëzit e tjerë, nuk i njeh mirë ndjenjat e të tjerëve dhe nuk ka reciprocitet social dhe emocional. Shpesh është i preokupuar me modelet stereotipe, të kufizuara të interesimeve.

Ndihmë për ata me sindromën e Aspergerit

Interesohuni për ata që vuajnë nga sindroma e Aspergerit dhe përpiquni t’i njihni. Ndonëse mund ta kenë të vështirë të hapin një bisedë, mbani parasysh se ata duan të kenë miq dhe kanë nevojë për ta. Nuk bëhen enkas tipa të vështirë a të çuditshëm.

Jini të duruar dhe përpiquni t’i kuptoni problemet e tyre. Gjithashtu, mbani parasysh se është e nevojshme t’i shpjegoni gjërat saktë dhe qartë, pasi ata mund t’i marrin gjërat pikë për pikë siç ua thoni. Në rast se duhet ndryshuar rutina, shpjegojuani qartë hollësitë dhe, po të jetë e mundur, tregojuani praktikisht çfarë pritet prej tyre.

Në qoftë se diçka që kanë parë a dëgjuar i shqetëson tepër e s’u hiqet nga mendja, nxitini të përqendrohen te një pikturë a fotografi e bukur ose të dëgjojnë muzikë qetësuese.

Çfarë është çrregullimi obsesiv-kompulsiv?

Çrregullimin obsesiv-komplulsiv (OCD) e karakterizojnë mendimet e pakuptueshme dhe frikën (obsesionet), të cilat personin e detyrojnë në përsëritje të sjelljes së dhunshme (kompulsive).

Personat me çrregullim obsesiv-komplusiv ndiejnë nevojën për kryerjen e veprave të detyruara në përpjekje që të lehtësojnë ndjenjat e veta stresuese.

Te çrregullimi obsesiv-kompulsiv, personi mundet, por nuk është patjetër të jetë i vetëdijshëm që obsesioni nuk është i arsyeshëm.

Disa persona sjelljen e tillë detyruese e injorojnë, ndërkaq të tjerët përpiqen ta stopojnë. Mirëpo, te shumica e personave kjo vetëm rrit ankthin dhe anksiozitetin, transmeton Telegrafi.

Një shembull i çrregullimit obsesiv-kompulsiv është frika nga bakteret (mizofobia), e cila çon deri në larje të paarsyeshme të shpeshta të duarve, derisa duart të mos jenë të lënduara dhe të çara.

Me gjithë përpjekjet që personi të lirohet nga mendimet e tilla, ato kthehen vazhdimisht. Kjo çon në njëfarë mënyre deri te sjellja rituale dhe rrethi vicioz, i cili është karakteristike për OCD-në.

Pra, simptomat manifestohen si obsesion (për shembull frika nga bakteret), ndërsa si pasojë e kësaj edhe si sjellje kompulsive (larja e duarve).

Është e mundshme që personi me OCD përjeton vetëm obsesionin, apo vetëm sjelljen kompulsive. Kur të shkohet te mjeku?

Ekziston dallimi midis asaj që jeni perfeksionist dhe që keni OCD-në. Mendimet te ky çrregullim nuk janë vetëm kujdesi i tepruar mbi gjërat në jetë, por më shumë se ajo.

Mund të ketë nevojë të përhershme që dyshemetë tuaja në shtëpi të jenë të pastra ashtu që në to kushtimisht mund të hahet ushqim, mirëpo kjo nuk do të thotë patjetër që keni OCD-në.

Nëse obsesionet tuaja apo sjellja kompulsive ndikojnë në cilësinë e jetës suaj dhe ju krijojnë ankth, bisedoni me mjekun tuaj. Terapia mund të ndihmojë, mirëpo është me rëndësi të kërkohet ndihmë para se simptomat të bëhen shumë serioze.

Adoleshentja suedeze "shpërthen" ndaj liderëve botëror: Njerëzit po vdesin, e ju flisni vetëm për para
Lexo po ashtu Adoleshentja suedeze "shpërthen" ndaj liderëve botëror: Njerëzit po vdesin, e ju flisni vetëm për para

Çrregullimi i ankthit obsesiv-kompulsiv është shumë mirë i diagnostikueshëm për vetë faktin që personi di ta tregojë shumë mirë problematikën e vet.

E tregon plot me emocione, pra përfshihet emocionalisht në mënyrën se si ai tregon vuajtjen e tij, dhe tipike është mendimi, ideja e shoqëruar ose jo edhe nga veprimi, i cili kuptohet shumë mirë nga personi që është absurd, që nuk ka lidhje fare me realitetin, por që ai nuk mund ta kontrollojë dot.

Pra, personi e vuan dhe për të është një torturë, sepse kupton fare mirë që nuk ka të bëjë fare me ndërgjegjen dhe psikikën e tij.

Trajtimi – patjetër medikamentoz

Ankthi nuk mund të mposhtet pa rregulluar desekuilibrin që pësojnë neurotransmetuesit.

Duke qenë se akuzohet direkt seretonina, e cila gjendet në përqendrime më të ulëta në personat që vuajnë nga ankthi obsesiv, përdorimi i medikamenteve steroninergjike ka dhënë rezultate shumë të mira.

Kështu që pa ndërhyrje medikamnetoze, raste shumë të rralla mund të kenë tejkaluar ankthin obsesiv, aq më tepër që ka tendencë të përsëritet edhe nëse mjekohet shumë mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori