LAJMI I FUNDIT:

Çizmet më të popullarizuara të sezonit: Vetëm për damat më të guximshme! (Foto)

Çizmet më të popullarizuara të sezonit: Vetëm për damat më të guximshme! (Foto)

Këtë vjeshtë jemi dëshmitarë të një ndër trendët më të mëdhenj të çizmeve në disa sezone të fundit…

Këto, natyrisht, janë çizmet çorape, të cilat me kalimin e ditëve po gjejnë gjithnjë e më shumë adhuruese.


Tashmë kemi filluar t’i shohim edhe në rrugët e qyteteve dhe përfundimisht janë një ndër pjesët kryesore të këtij sezoni, transmeton Telegrafi.

Për trend tani meritë ka shtëpia e modës Balenciaga, çizmet me lule të së cilës pothuajse janë grabitur nga dyqanet në gjithë botën.

Tani ekzistojnë edhe interpretime të shumta qasshme të cilat mund t’i fusni në stilin tuaj.

Nëse juve ju pëlqejnë, por që nuk e keni edhe bash të qartë se si do të përshtateshin me kombinimet e ndryshme të veshjeve, inspiroheni me vajzat të cilat përfundimisht kanë zotëruar situatën, kur është fjala për stilizimin e këtyre çizmeve të popullarizuara…

/Telegrafi/