Manchester City ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë ndaj Burnleyt me rezultat 3-0.

Se ishte një fitore e lehtë e tregon më së miri fakti se mysafirët nuk arritën të gjuajnë asnjëherë gjatë gjithë takimit në portën kundërshtare.


Goli i parë në takim erdhi nga Sergio Aguero nga pika e bardhë në minutën e 30-të. Dhe me këtë rast argjentinasi u bë lojtari i parë që arrin shifrën e 10 golave në këtë sezon.

GettyImages 864609544 Foto: Getty Images

Vendasit rrezikuan edhe një herë me anë të Agueros dhe Bernardo Silva në minutat shtesë të pjesë së parë, por rezultati nuk u ndryshua dhe skuadrat shkuan në pushim.

GettyImages 864635396 . Foto: Getty Images

Në minutën e 73-të shënoi Nicolas Otamendi, ndërsa pas dy minutash edhe Leroy Sane.

GettyImages 864622128 . Foto: Getty Images

Gabriel Jesus provoi në minutën e 84, por portieri Nick Pope nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në pozitën e parë me 25 pikë, pesë më pak se Manchester Unitedi në vendin e dytë. Burnley zbret në të nëntën me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj West Bromit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x65loft

https://www.dailymotion.com/video/x65lpfh

telegrafi sport app