City pranë liderëve

Duket se Mancini kishte vendosur para ndeshjes për t’ia bërë bajat paraardhësit të tij te City, Mark Hughes, pasi që me të filluar ndeshje (6’), Carlos Tevez dha sinjalin e parë me golin për 1-0. Pablo Zabaleta dhe Yaya Toure brenda tre minutave (32’ dhe 35’), e trefishuan e epërsinë e Qytetarëve.
Në pjesën e dytë Carlos Tevez i dha verdiktin përfundimtar takimit me golin për 4-0 (56’). Golin e nderit dhe rezultatin përfundimtar 4-1 të takimit e vuri Zoltan Gera (70’).
Me këtë fitore Manchester City e sheh veten në pozitën e katërt me 25 pikë, një më pak se Arsenali në pozitën e tretë dhe tre më pak se liderët Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/11/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































