Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Arsenalit në Ligën Premier.

Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.


Goli i parë në takim ishte nga Kevin De Bruyne në minutën e 19-të dhe ishte mjaft një gol i bukur nga belgu.

GettyImages 870501398 Foto: Getty Images

Në minutat shtesë të pjesës së parë Ederson shpëtoi Cityn nga një gol pas rastit nga Aaron Ramsey dhe me rezultatin 1-0 përfundoi.

GettyImages 870519842 Foto: Getty Images

Sergio Aguero shënoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të,  ndërsa në minutën e 65-të shënoi Alexandre Lacazette pas asistimit nga Aaron Ramsey.

Golin e fundit në takim e shënoi Gabriel Jesus  pas asistimit David Silvas.

GettyImages 870520146 Foto: Getty Images

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e parë me 31 pikë, kurse Arsenali në të gjashtin me 19 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Leicester Cityt, kurse Topçinjtë në xhiron tjetër luajnë ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x67swi7

https://www.dailymotion.com/video/x67swrh

telegrafi sport app