Trepça ’89 është mposhtur thellë në finale të Digital Kupës së Kosovës nga Feronikeli me rezultat 5:1.

Trajneri i 89-shit, Veton Çitaku është i shokuar me këtë rezultat, duke thënë se nuk e ka pritur këtë.


“Nuk e kemi pritur një humbje të tillë edhe pse e kemi ditur se përballë kemi një kundërshtar kualitativ”.

61423336 2070521293076585 621877445888311296 o

“Në pjesën e parë pësuam dy gola naivë e pastaj në pjesën e dytë ekipi humbi moralin”, deklaroi Çitaku për SuperSport.

“Jemi të vetëdijshëm se e kemi edhe ndeshjen e barazhit dhe kjo sfidë na ka dëmtuar në aspektin moral”.

61330401 2458171490860222 7915532792753029120 n  1

“Ne duhet të kthjellemi gjatë javës dhe të paraqitemi sa më mirë në barazh. Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion dhe besojmë se do të dalim triumfues në barazh”, ka thënë Çitakun.

Mitrovicasit të shtunën një javë do të luajnë kundër Vëllaznimit në barazh. /Telegrafi/

telegrafi sport app