Cindy Marina ka lindur më 18 korrik 1998 në Chicago të Illinoisit në SHBA.

Ajo është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj.


Në fakt, talentin e një sportisteje e ka trashëguar prej të ëmës, Kristinës, e cila në të kaluarën ka bërë karrierë në Shqipëri dhe Itali.

Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.

Por, dashuria për atdheun e prindërve të saj, babait Ardianit nuk u shua kurrë dhe herë pas here sjell imazhe prej perlave turistike shqiptare.

Bukuroshja është pjesë e klubit të Troy dhe gjatë vitit të kaluar ishte volejbollistja e dytë më e mirë e klubit.

Ndryshe, 20-vjeçaren edhe në turne të tjera të kombëtares sonë të volejbollit në kategorinë e femrave. /Telegrafi/