Pastrimi i perimeve duhet të jetë punë precize, sepse në fakt shumë shpesh hedhim pikërisht pjesët më të mira dhe më të dobishme.
Si të pastroni perimet tuaja, mund të ishte titulli i këtij teksti, por kur dëgjohen nutricionistët, i bie që atë që na kanë mësuar nënat dhe gjyshet të mos ketë për së tepërmi kuptim. Kështu pastrimi klasik i perimeve na çon pikërisht në hedhjen e pjesëve më të dobishme të tyre.
Për shembull, tani ka filluar sezoni i patates së re që në treg ka çmim të mirë, kushton vetëm pak më shtrenjtë se patatja e vjetër. Shumica e njerëzve do ta qërojnë qetësisht pataten e re, sikur të jetë fjala për të vjetrën dhe të hedhin lëvoren. Gabimi nuk mund të jetë më i madh sepse korja e patates së re është e mbushur me fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Lëvorja e vetëm një patateje të re përmban 18 për qind të konsumit të rekomanduar ditor të fibrave!
Gjethi i karotës me siguri as nuk ju shkon ndërmend si ushqim, por jeni të zemëruar në tregtarët që edhe ato ua masin në peshore. Por gjethi i karotës është burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili forcon eshtrat dhe muskujt dhe rregullon shtypjen e gjakut. Përveç kësaj ka edhe kalium dhe vitaminë K, të cilat po ashtu do të forcojnë eshtrat tuaja. Pasi që zakonisht është e ithët, gjethet mund t’i preni imët dhe shtoni në sallata, ndërsa gjithsesi i shtoni në supë.
Gjethi i selinos po ashtu përmban edhe deri pesë herë më shumë magnez dhe kalcium se sa kërcelli ndërsa ka edhe veprim të fortë inflamtor, prandaj përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës.
Gjethi i brokolit zakonisht hedhet i pari, ndërsa 30 gramë ka 90 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A, të rëndësishme për imuniteti dhe shikim të shëndetshëm. Përveç kësaj, porcioni i tillë përmban rreth 43 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C.
Sallata po ashtu duhet të dominojë në tavolinë, si shtesë ideale e peshkut, por rrënjët e saj më së shpeshti përfundojnë në bërllok. Dhe përsëri gabim, sepse në to gjendet glutamina, aminoacidi i cili forcon sistemin e imunitetit dhe aftësinë e shërimit të lëndimeve. Përveç kësaj, rrënja e sallatave është e pasur me fibra, dhe kur përgatitni sallatën, priteni më imët dhe rrënjët përzini me gjethe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!