LAJMI I FUNDIT:

Cila është arsyeja pse Barcelona nuk po arrin ta transferojë Rashfordin?

Cila është arsyeja pse Barcelona nuk po arrin ta transferojë Rashfordin?

Një kalim i mundshëm i Marcus Rashford tek Barcelona nuk do të jetë i mundshëm, kjo për shkak të kufizimeve financiare të klubit blaugranas. 

Barcelona kishte shprehur më parë interesim për Rashford dhe ishin në gjendje të konkurrojnë me Milanin dhe Borussia Dortmundin për të siguruar shërbimet e tij. 

Sidoqoftë, Mundo Deportivo ka raportuar se gjiganti spanjoll nuk do të jetë në gjendje ta regjistrojë për arsye tashmë të njohura, problemet financiare. 


Ky raport shton se përveç në rast se Barcelona është në gjendje të bëjë dy shitje të mëdha në janar, ata nuk do të jenë në gjendje ta regjistrojnë Rashfordin, për shkak të vështirësive financiare. 

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën
Lexo po ashtu Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

Ansu Fati mbetet jashtë planeve të Hansi Flick për sezonin 2024/2025, dhe trajneri ia ka bërë të qartë atij se minutat do t’i ketë të limituara. 

Fati sidoqoftë, nuk do të detyrohet që të largohet nga klubi në rast se dëshiron qëndrimin dhe vendimi i tij do të respektohet. 

Në rrethana të tilla, transferimi i Rashford në Spanjë duket i pamundur. 

Rashford tani do të duhet të vendosë në rast se ai do ta presë Barcelonën për të bërë shitje, apo ta pranojë ofertën e Borussia Dortmund që po ashtu janë tejet të interesuar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Arsenal: Ancelotti nuk ndryshon, Arteta në sulm

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Arsenal: Ancelotti nuk ndryshon, Arteta në sulm

Liga e Kampionëve
Renditja e re e UEFA-s zbulon se cilat vende do të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Renditja e re e UEFA-s zbulon se cilat vende do të kenë pesë ekipe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Formacionet zyrtare, Inter - Bayern Munich: Simeone kompleton skuadrën, Kompany me shumë sulmues

Formacionet zyrtare, Inter - Bayern Munich: Simeone kompleton skuadrën, Kompany me shumë sulmues

Liga e Kampionëve
Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit

Detaje të papritura dalin nga Man City, De Bruyne pëson goditjen më të rëndë të karrierës së tij me vendin e klubit

Premier League
U eliminua nga PSG, Emery tregon favoritin për ta fituar Ligën e Kampionëve

U eliminua nga PSG, Emery tregon favoritin për ta fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Babai i yllit të Real Madridit e kaloi natën jashtë stadiumit duke u lutur për një kthesë kundër Arsenalit

Babai i yllit të Real Madridit e kaloi natën jashtë stadiumit duke u lutur për një kthesë kundër Arsenalit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori