LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi: Polakët janë të fortë, por ne duam rezultat pozitiv

Cikalleshi: Polakët janë të fortë, por ne duam rezultat pozitiv

Edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi foli për ndeshjen ndaj Polonisë, ku theksoi se kjo sfidë është shumë e rëndësishme. Ai theksoi se pavarësisht se polakët kanë një ekip shumë të fortë, Kombëtarja shqiptare do të luajë si një skuadër kompakte dhe e përqendruar për të arritur një rezultat pozitiv.

Ndër të tjera, sulmuesi kuqezi u shpreh se objektivi kryesor është fitorja, ndërsa foli edhe për skemën e re me trajnerin Silvinjo, analizën e ekipit polak, mungesat në skuadrën shqiptare si edhe nënvizoi se stadiumi i mbushur me tifozë polakë është kënaqësi për ta.

“Sigurisht që Polonia është një ekip shumë i fortë dhe ne e dimë këtë. Para tre ditësh humbi kundër Çekisë, duke pësuar dy gola. Megjithatë është një ekip i fortë por ne jemi fokusuar te puna jonë, tek ekipi ynë. Edhe me trajnerin jemi munduar që të krijojmë një ekip kompakt dhe të kemi shpirtin e garës që mund të na çojë në arritjen e rezultateve”, ka thënë fillimisht Cikalleshi.


“Polonia vjen pas një performance të mirë në Botëror. Në ndeshjen e fundit, duke pësuar dy gola të shpejtë, të bën ta humbësh pak balancën në fushën e lojës. Por sërish e morën veten. E dimë që është një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë dhe që luajnë nëpër ligat më të forta të Europës. Ne nuk duam të futemi në fushë me mendjen se përballë kemi një ekip të dobët. Përkundrazi, kemi një ekip të fortë, ku duhet të përqëndrohemi maksimalisht dhe të bëjmë një ndeshje kompakt të gjithë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë një rezultat pozitiv”.

Sylvinho thotë se i di kapacitetet e Polonisë, por e duan vetëm fitoren
Lexo po ashtu Sylvinho thotë se i di kapacitetet e Polonisë, por e duan vetëm fitoren

“Në çdo ndeshje që hyjmë, sigurisht që mendojmë fitoren. Por duke parë që jemi në një grup, ku tre ekipe luftojmë për dy vende, çdo ndeshje ka specifikën e saj. Nesër jemi këtu për të bërë një ndeshje kompakte, ku do të kemi kujdes mos të pësojmë gol. Nuk duam të ndodhë nesër. Kryesorja është që mos të humbim. Ne kemi forcat tona, strategjitë tona për të arritur te fitorja dhe do t’ia lëmë fushës për të treguar çfarë kemi punuar gjithë këtë javë”.

“Është një skemë klasike (4-3-3) në futboll ku çdo lojtar e ndjen veten komod, por është fusha ajo që tregon rezultatet, që tregon nëse një skemë është e mirë apo jo. Duke qenë se me skemën 3-5-2 nuk kemi arritur aty ku duam, me një skemë të re, ku edhe lojtarët ndihen më mirë, duke i shtuar edhe harmoninë në grup dhe shpirtin e garës, besoj se mund të bëjmë diçka më mirë për të bërë hapin që kërkojmë të gjithë”.

Kombëtarja vijon përgatitjet në ditën e katërt të grumbullimit për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë
Lexo po ashtu Kombëtarja vijon përgatitjet në ditën e katërt të grumbullimit për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë

“Ne jemi një Kombëtare e vogël dhe shumë lojtarë janë të rëndësishëm, nuk kemi një duzinë lojtarësh ku trajneri ka luksin për të bërë zgjedhjet më të mira. Lojtarët këta janë. Nuk fokusohem shumë tek ajo që më mungon, por tek ajo që kemi. Dhe duke hedhur sytë nga e shkuara jonë, ne i kemi arritur gjërat duke qenë grup së bashku e duke qenë mbështetës me njëri-tjetrin dhe kësaj i jap më shumë zë. Duke qenë të gjithë bashkë, edhe ju si media, bashkë me tifozët tanë, me një harmoni të plotë në grup, edhe ne lojtarët, me shpirtin e garës dhe me dëshirën për t’i bërë të gjithë shqiptarët krenarë, të futemi në fushë dhe të zhvillojmë strategjinë tonë që kemi për ndeshjet”.

“Ne e dimë që përballë kemi një ekip shumë të fortë dhe duke qenë një ekip që të vë në vështirësi me lojtarët kualitativë që ka, ne, duke bërë analizën gjatë kësaj jave, kemi arritur në analizën që mos t’i japim hapësirë Polonisë, sepse është një ekip që luan vertikalisht dhe shumë i rrezikshëm kur të kundërsulmon, sidomos kundërsulmet në hapësirë. Dhe për këtë duhet të jemi një ekip kompakt, për mos t’i dhënë hapësira. Për më tepër, Polonia humbi para dy ditësh. Me patjetër do ta kërkojnë fitoren. Ne duhet të përfitojmë nga humbja e tyre dhe t’ia arrijmë që në momentet kur Polonia të ketë disbalancat e veta për të fituar, t’i godasim”.

“Që do të jetë stadiumi plot, kjo është kënaqësi për ne sepse ne tashmë jemi një ekip që kemi vite që luajmë me njëri-tjetrin dhe kemi karrierë të gjatë nëpër ekipet tona. Kështu që futbolli pa tifozë është i mangët. Për ne është kënaqësi. Sigurisht që tifozët janë në favor të Polonisë. Por ne jemi të gatshëm, së bashku me trajnerin, të bëjmë një performancë të mirë. Për t’i dhënë edhe përgjigje pyetjes, duke qenë se kjo është ndeshja e parë për trajnerin Silvinjo, na bie që të bëjmë dyfishin e punës për ta bërë trajnerin të lumtur pas ndeshjes”, ka shtuar më tej sulmuesi shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori