Kombëtarja e Shqipërisë ka mbajtur stërvitjen e radhës para përballjes me Izraelin që e zhvillon më 24 shtator në Tel Aviv.

Futbollisti i radhës që ka dalë në konferencën për shtyp ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili tha se shpresojnë të marrin një rezultat pozitivë nga kjo përballje.


“Po punojmë shumë, po bëjmë më të mirën për momentin, edhe pse grupi nuk është i plotë. Shpresojmë të marrim rezultatin që na çon në realizimin e objektivave".

"Më mirë është të luaj me dy sulmues, kur kam një partner afër mundësia e shënimit është më e madhe. Besoj kështu do vazhdojmë të luajmë. Rëndësi ka që të jetë grupi i plotë. Problemi i ndeshjes së fundit ishin gabimet që mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza me video, i kemi parë gabimet dhe besoj do i përmirësojmë".

sokol cikalleshi konference  1

"Izraeli? Kundërshtar i vështirë, grup më i vështirë se përpara. Të bëjmë më të mirën taktikisht. Të mos pësojmë dhe më pas të shohim për të shënuar e fituar. Na bëjnë punë vetëm tre pikët në Izrael", tha Cikalleshi.

Tutje Cikalleshi foli edhe për kalimin te skuadra arabe Al-Khaleej, duke thënë se edhe pse është larg do të jetë gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren.

7

"Tani jam pak larg. Po tentoj të provoj një aventurë të re, kam dy vite kontratë me Konyasporin, mund të rikthehem përsëri aty pas një viti. Do të jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren. Jam pak larg, kampionati nuk është si në Turqi".

"Nëse do shënoj dhe do bëj prezenca të mira, mendoj se ftesa e Kombëtares nuk do më mungojë. Është kampionat i ri, shpresoj të përshtatem sa më shpejt dhe të shënoj. Nëse arrij në formë besoj se do ndihmoj edhe Kombëtaren".

Sokol Cikalleshi e1605713150960

"Ndeshje e vështirë. Kemi fituar më parë në Izrael, edhe atëherë ishin ekip shumë i mirë. Ndoshta mund të ndryshojë edhe skema, mund të jemi më shumë ofensivë pasi na duhet vetëm fitorja. Mund të ketë ndryshime, jam i sigurt se trajneri do të bëjë më të mirën, që të dalim në fushë në maksimumin tonë taktik dhe fizik", deklaroi Cikalleshi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app