LAJMI I FUNDIT:

Christian Heldt ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Christian Heldt ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton Zyra e presidentit, presidenti Thaçi ka uruar ambasadorin gjerman për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Presidenti ka ritheksuar se mbështetja gjermane për Kosovën dhe rajonin mbetet përcaktuese për të ardhmen euroatlantike të rajonit.


“Berlini mbetet adresë e rëndësishme politike për Kosovën. Fitorja e kancelares Merkel në zgjedhjet e së dielës do të forcojë Bashkimin Evropian si dhe do të rrisë vëmendjen e BE-së për Kosovën dhe rajonin”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me ambasadorin e ri për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka konfirmuar mbështetjen e shtetit gjerman për perspektivën euroatlantike të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori