Modelja dhe prezantuesja, Crissy Teigen, ka dhuruar 200.000 dollarë (222.700 euro) për t'i liruar me kusht, ata që u arrestuan në protestat pas vrasjes së George Floyd.

Fillimisht, ajo kishte premtuar të dhuronte vetën gjysmën e kësaj shume, por pas reagimeve të shumta e dyfishoi atë, shkruan Metro.


"Unë jam e përkushtuar, andaj dua të dhuroj 100.000 dollarë për lirimin me kusht të protestuesve në të gjithë vendin", kishte thënë ajo, ndërsa më pas e ka dyfishuar këtë shumë.

GettyImages 1186642819 Chrissy Teigen (Foto nga Rich Polk/Getty Images for Baby2Baby/Guliver)

George, një i zi i paarmatosur dhe i prangosur, vdiq pasi u arrestua, me pamjet që tregonin se oficeri i policisë Derek Chauvin ishte gjunjëzuar në qafë të tij duke ia ndaluar frymëmarrjen.

Të katër oficerët e përfshirë u pushuan nga puna, ndërsa Chauvin u arrestua nën dyshimin për vrasje të shkallës së tretë.

GettyImages 1185589303 Chrissy Teigen (Foto nga David Crotty/Getty Images/Guliver)

Një numër i madh i të famshmëve kanë kërkuar drejtësi për George, përfshirë Rihanna dhe Beyonce. /Telegrafi/