Dua Lipa tash e sa javë është konfirmuar se ka lënë pas romancën me kuzhinierin, Isaac Carew.
Bukuroshja shqiptare u raportua se është në lidhje me vëllanë e motrave Gigi dhe Bella Hadid, Amwarin, gjersa gjatë ditëve të kaluara u tha se ishte puthur me Chris Martinin.
Por, një zëdhënës për media i Martinit ka mohuar gjithçka duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë vetëm spekulime.
“Nuk ka asgjë të vërtetë dhe se nuk ka pasur puthje mes tyre dhe se janë miq. Ata ishin të dy në të njëjtën pjesë të festivalit Glastonbury me një grup më të madh miqsh”, tha një zëdhënës i këngëtarit.
Kujtojmë se dyshja kishin bashkëpunuar në një prej hiteve të tyre të para dy vjetëve, të titulluar “Homesick”.
Ndryshe, ish-bashkëshorti i Gwyneth Paltrow kishte qëndruar në festival ndërsa Duas, pjesëmarrëse e rregullt në këtë ngjarje vjetore, iu bashkua nëna e saj Anës dhe motra Rina për ta shijuar ngjarjen treditore. /Telegrafi/