Choupo-Moting vazhdon kontratën me Bayernin

Eric Maxim Choupo-Moting do të vazhdoj qëndrimin te Bayern Munichu edhe për një sezon së paku.
Sulmuesi kamerunas ka tre vite që është pjesë e Bayernit dhe do të qëndroj deri në verën e vitit 2024.
33-vjeçari ka vazhduar zyrtarisht kontratën me kampionin në fuqi të Gjermanisë në prezencë të drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic.
“Ne jemi shumë të lumtur që Eric Maxim Choupo-Moting do të qëndrojë me ne edhe një vit. Ai është një lojtar i fortë, ai ka luajti shumë mirë vitet e fundit".
"Në gjysmën e parë të sezonit ai na ndihmoi të plotësojmë boshllëkun që kishim përpara. Ai bëri shumë mirë dhe konfirmoi paraqitjet e tij përsëri këtë vit. Jemi të lumtur që e kemi dhe mund të punojmë me të atë deri në verën e vitit 2024", tha drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.



















































