Cheryl Cole nuk e kupton kirurgjinë plastike

Këngëtarja, e cila së fundmi është transferuar në Los Angelos për të qenë pjesë e versionit amerikan të shout për talentë “X Factor”, mendon se njerëzit e humbin dukjen e tyre unike pasi i nënshtrohen operacionit plastik.
“Gjithçka në SHBA është diç më e madhe se jeta. Tashmë kam parë disa pamje interesante. Nuk mund ta kuptoj pse të gjithë duan ta kenë hundën e njëjtë, sepse mendoj që janë gjërat unike në fytyrë që të bëjnë të bukur”.
“Nuk gjykoj , por derisa diçka nuk të shkakton dëm, është më mirë që të mos ngatërrohesh me natyrën”, ka thënë Cole. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/05/2011
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































