LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pritet t’i largojë 11 lojtarë për të financuar transferimin e Lukakut

Chelsea pritet t’i largojë 11 lojtarë për të financuar transferimin e Lukakut

Chelsea është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Romelu Lukakut nga Interi.

Siç u raportuar nga mediat angleze dhe ato italiane, The Blues kanë ofruar 100 milionë euro dhe shërbimet e Marcos Alonsos për sulmuesin belg.

Mirëpo, Interi e ka refuzuar këtë ofertë dhe e konsiderojnë Lukakun si të paprekshëm në planet e tyre për edicionin e ri.


Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun
Lexo po ashtu Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun

Blutë e Londrës nuk po heqin dorë dhe janë të gatshëm që të sakrifikojnë 11 lojtarë për të gjetur fonde që të financojnë transferimin e ish-lojtarit të tyre.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Kurt Zouma do të jetë në mesin e lojtarëve që do të largohet, derisa West Ham United ka interesim të madh për të.

Por, Chelsea në listën  e largimeve ka futur edhe emra si, Ross Barkley, Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi, Ruben Loftus-Cheek, Davide Zappacosta, Michy Batshuayi, Kenedy, Danny Drinkwater, Tiemoue Bakaoyko dhe Baba Rahman.

Interi ia tregon Chelseat çmimin e Lukakut
Lexo po ashtu Interi ia tregon Chelseat çmimin e Lukakut

Thomas Tuchel nuk e sheh asnjërin në planet e tij dhe ka kërkuar nga bordi që të shiten të gjithë.

Chelsea ishte e fokusuar në Erling Haalandin, mirëpo Borussia Dortmundi nuk dëshiron ta shesë lojtarin, andaj tani janë fokusuar te Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori