Callum Hudson-Odoi do të largohet nga Chelsea këtë verë, por vetëm si huazim.

Talenti anglez nuk ka shumë hapësira nga Thomas Tuchel i cili ka biseduar me të për ta huazuar.


Drejtuesit e Chelseat dhe ata të Dortmund janë në bisedime të avancuara për huazimin e lojtarit.

E7uOxSuWYAgHqJm

Kërkesa e skuadrës gjermane ka qenë që ta marrin për dy vite huazim në Signal Iduna Park reprezentuesin anglez.

20-vjeçari nga ana tjetër ka mirëpritur një huazim te BVB ku do të mund të luante rregullisht në fazën ofensive.

sipa 34321911

Hudson-Odoi po shihet si zëvendësuesi adekuat i Jadon Sanchos tek verdhezinjtë.

Mediat në Gjermani dhe Angli kanë raportuar se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app