Eden Hazard ka një kohë të gjatë që është në qendër të spekulimeve që e lidhin me një lëvizje në Real Madrid.

Ai kishte deklaruar se është një admirues i kampionëve evropianë, por me të vërtetë nuk e di nëse do të nënshkruajë një marrëveshje me skuadrën e Stamford Bridge apo Sanstiago Bernabeu.


Londinezët tashmë kanë vendosur të zbulojnë çmimin e tyre për yllin e Belgjikës, shkruan Daily Telegraph, e cila kap shifrat e 150 milionë euro.

hazard 2

Dhe kjo shifër është 112 milionë euro gjersa mesfushori me tipare sulmuese do t'i përfundojë kontrata në vitin 2020.

Chelsea janë të etur për të zgjidhur të ardhmen e Hazard sa më shpejt që të jetë e mundur me këmbënguljen e Maurizio Sarrit.

"Unë nuk jam president, nuk kujdesem për çështjet në tregun e transferimit. Unë jam trajner dhe i flas atij për atë që bën në fushë, por ne duhet ta zgjidhim problemin", kishte thënë kohë më parë trajneri italian.

Ndryshe, The Blues kanë transferuar futbollistin që i afrohet cilësive të belgut, ku kanë transfruar për 64 milionë euro në mesfushorin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, i cili do të mbetet i huazuar deri në fund të sezonit te gjermanët. /Telegrafi/

telegrafi sport app