Skuadra angleze Chelsea po mendon të bëjë disa përforcime të mëdha për edicionin e ri.

Londinezët nuk kanë arritur të futën në top katërshe kësisoj edicionin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Evropës.


Për mos tu përsëritur një stinor i tillë, Chelsea po synon ta përforcojë repartin e mesfushës.

Chelsea është gati ta bëjë një transferim tjetër nga Serie A, ku tani objektiv është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

GettyImages 965613024 Lorenzo Pellegrini gjatë një ndeshje me Kombëtaren e Italisë (Getty Images)

Sipas medieve italiane dhe atyre angleze Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën e Pellegrinit që është 30 milionë euro.

Në anën tjetër Roma po punon për rinovimin e kontratës me lojtarin me të vetmin qëllim për t’ia hequr klauzolën.

Për reprezentuesin italian interesim ka shfaqur edhe kampioni aktual i Italisë, Juventus.

Pellegrini është lojtar i dalë nga akademia e Romës, ndërsa për dy sezone ishte pjesë e Sassuolos. /Telegrafi/

telegrafi sport app