Chelsea e demolon Barcelonën, spektakli në Stamford Bridges i takon londinezëve

Chelsea e ka demoluar Barcelonën në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.
Londinezët ishin më të mirë në 45 minutat e para, kur në minutën e 24-të realizuan me argjentinasin Enzo Fernandez.
Megjithatë goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Vetëm tre minuta më vonë, Marc Cucurella u fut bukur në zonë dhe e dërgoi topin ku nga një tollovi Jules Kounde shënoi autogol për epërsinë e londinezëve 1-0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Barcelona mbeti me një futbollist më pak në fushë.
Me epërsinë minimale të Chelseat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.
Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për Chelsean, kur talenti i madh brazilian Estevao realizoi për 2-0 në minutën e 55-të pas një asistimi nga Reece James.
Ndërkohë në minutën e 73-të, londinezët i dhanë nokautin Barcelonës, ku Liam Delap realizoi një gol nga afërsia pas asistimit nga Enzo Fernandez.
That's Liam's first goal in the #UCL! 👏 pic.twitter.com/rZjbq2nF63
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 25, 2025
Deri në fund më gola nuk pati dhe tre pikët mbetën në Stamford Bridges, me Chelsean që ngritet në pozitën e katërt me 10 pikë, derisa Barcelona bie në pozitën e 15-të me vetëm shtatë pikë pas katër xhirove.
Në xhiron e ardhshme në Ligën e Kampionëve, Chelsea do të takohet me Atalantën në udhëtim, derisa Barcelona do të kërkoj këndelljen ndaj Eintracht Frankfurtit në Camp Nou. /Telegrafi/



















































