LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – nga kjo marrëveshje fitojnë dy palët

Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – nga kjo marrëveshje fitojnë dy palët

Chelsea ka marrë një ofertë befasuese të shkëmbimit të lojtarëve që përfshin edhe Christopher Nkunkun.

Nkunku ka shënuar 11 gola në të gjitha garat këtë sezon për Chelsean, ani pse 10 prej tyre kanë qenë në Carabao Cup dhe Ligën e Konferencës.

Ai ka dështuar që të bëhet pjesë e formacionit titullar në Ligën Premier, pasi trajneri Enzo Maresca ka pranuar se ai meriton më shumë mundësi, por ai ka gjithashtu shumë sulmues në dispozicion për të zgjedhur.


Nkunku e shënoi golin e tij të fundit në fitoren e Chelseat me rezultat minimal 1-0 ndaj Heidenheimit në Ligën e Konferencës të enjten.

Megjithatë, francezi së shpejti mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’ vetëm 18 muaj pasi u bë pjesë e tyre.

TBR Football ka raportuar se Paris Saint-Germaini është i interesuar për ta rikthyer në ekip Nkunkun, pesë vite pasi ai u largua nga kampioni francez.

Nkunku ka bërë 78 paraqitje për gjigantin francez, por nuk arriti ndonjë sukses të madh në nivel personal duke shënuar vetëm 11 gola.

Chelsea futet fuqishëm në garë për të nënshkruar me Viktor Gyokeres
Lexo po ashtu Chelsea futet fuqishëm në garë për të nënshkruar me Viktor Gyokeres

Është raportuar po ashtuy se PSG-ja është e gatshme të ofrojë njërin prej lojtarëve të saj për ta lehtësuar këtë marrëveshje.

Bëhet fjalë për sulmuesin Randal Kolo-Muani i cili nuk po gjen hapësirat e duhura dhe ai mund të përshtatet mirë tek Chelsea, njëkohësisht duke i bërë konkurrencë Nicolas Jackson.

Momentalisht nuk ka diçka konkrete, por pritet që të ketë zhvillime të reja pas hapjes së afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori