LAJMI I FUNDIT:

Charles Michel zëvendëson Donald Tusk si President të Këshillit të Bashkimit Evropian

Charles Michel zëvendëson Donald Tusk si President të Këshillit të Bashkimit Evropian

Pesë vjetët e Donald Tusk si Shef i Këshillit Evropian po mbarojnë, pasi ai është zëvendësuar nga ish-kryeministri belg, Charles Michel.

Udhëheqësi në largim bëri një shtrëngim duarsh dhe një përqafim me presidentin e ri të Këshillit të premten përpara se të dy të mbajnë fjalime, transmeton Telegrafi.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i madh”, tha Michel.


Ai bëri shaka se shpreson të merr aq duartrokitje sa Tusk kishte në fund të udhëheqjes së tij.

Ndryshimi tjetër i madh do të jetë edhe ai i Jean Claude Juncker që do të zëvendësohet nga Ursula von der Leyen si president i Komisionit Evropian.

Michel ka thënë se është i vetëdijshëm për atë që ai e konsideron ‘përgjegjësinë e madhe’ të pozicionit të tij të ri.

Michel tashmë posedon një reputacion si një ndërtues konsensusi, pasi ka shërbyer si kryeministër i Belgjikës për katër vjet nga viti 2014, gjatë një periudhe veçanërisht të turbullt.

Politika është në gjakun e tij; ai është djali më i madh i ish-komisionerit Evropian, Lewis Michel.

Charles u bë një këshilltar në moshën 18-vjeç dhe një ministër rajonal i qeverisë në 25-vjeç.

Kur ai fitoi Kryeministrinë pas zgjedhjeve të vitit 2014, ai ishte kryeministri më i ri i Belgjikës në pothuajse 200 vjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori