Një shpërthim dhe anulimi papritmas i evakuimit të një fshati, pesë ekspertë bërthamorë të vdekur dhe disa gjurmë të jodit radioaktiv jashtë bregdetit verior të Norvegjisë – kjo është gjithçka që dihet për përpjekjen e pasuksesshme ruse për të provuar raketën e re ‘Burevestnik’, e quajtur ‘Skyfall’ në Perëndim, raporton CNN.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka argumentuar se raketa ka një shtrirje të pakufizuar dhe tejkalon gjithë mbrojtjen ajrore të SHBA-së. Por prova e këtij muaji nuk dëshmoi për një gjë të tillë dhe kjo nuk është hera e parë.
Niveli i lartë i rrezatimit në zonë, i cili mund të arrijë në Norvegji, i jep besim kësaj teorie, transmeton KosovaPress.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, nuk ka pranuar të konfirmojë spekulimet e përhapura ndërkombëtare se një raketë me energji bërthamore ishte përfshirë në përplasje.
John Hawkes, drejtori i asociuar i Jane’s IHS Market për armë tokësore, tha se meqenëse rusët pretendojnë se raketa ka një shtrirje të pakufizuar, mund të supozohet se bëhet fjalë për një motor rakete që tërheq ajrin dhe e ngroh atë me një reaktor bërthamor me një bërthamë të vogël, dhe rryma e ajrit të mbinxehur që hidhet jashtë, krijon një shtytje.
Problemi kryesor me raketën “9M370” ose “SSC-x-9 Skyfall” – siç e quan NATO, është shter, pasi reaktori bërthamor nuk mund të përdoret për të çuar një raketë pa e kthyer atë në një “bombë të ndyrë”.
“Kjo është me të vërtetë një armë e Ditës së Gjykimit”, tha Mark Galeoti, nga Instituti Ushtarak Britanik për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
“Kjo mund të përdoret vetëm në një luftë bërthamore në shkallë të plotë. Është një raketë kryqëzuese që qëndron në ajër për një kohë të gjatë, dhe lëshon rreziqe radioaktive ndërsa fluturon,” shtoi ai.
SHBA-ja ka pasur një program të ngjashëm viteve të gjashtëdhjeta, i njohur si projekti Pluton, i cili u braktis pasi ishte tepër i rrezikshëm, transmeton KosovaPress.
Kur Putini njoftoi solemnisht ekzistencën e raketës në mars 2018, ai theksoi gamën e tij të pakufizuar: ajo mund të fluturonte nëpër botë shumë herë dhe pastaj të sulmonte objektivin nga një kënd i papritur, ndoshta edhe disa ditë pas lansimit.
Galeoti beson se Putini nuk mërzitet se raketa deri më tash nuk ka funksionuar si duhet.
“Rusia e Vladimir Putin në thelb po përpiqet të fryhet”, tha ai. “Po përpiqet ta bëjë ushtrinë të duket më e frikshme sesa është. Edhe pse nuk iu pëlqen pse ajo nuk funksionoi, fakti që ne po flasim për teknologjinë e fundit ushtarake ruse është padyshim një plus për ta.”
Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CNN se raketa është testuar disa herë, por asnjëherë me sukses. Sa larg ka shkuar ai projekt dhe sa i madh është ky bllokim, është vetëm spekulim.
Kremlini ka pasur një numër incidentesh gjatë muajit të kaluar. Në fillim të korrikut, AS-31, ose “Losharik” – një nëndetëse spiunuese me super sekrete, u fut në telashe te bregu verior. Mediat shtetërore thanë se 14 detarë vdiqën nga gazi, dhe Kremlini pretendon se reaktori bërthamor i nëndetëses ishte i paprekur kur u kthye në port.
Një javë më vonë, një seri shpërthimesh ndodhën brenda pesë orëve në deponinë e municioneve në Achinsk, disa prej të cilave shkaktuan valë shkatërruese të shokut. Një javë më vonë, zyrtarët lokalë pranuan se 40 njerëz u plagosën.
Andrei Kortunov, drejtori i përgjithshëm i Këshillit për çështje ndërkombëtare të Rusisë, tha se “nëse shikohet gjendja e tanishme, buxheti për mbrojtje i Federatës Ruse arriti kulmin në vitin 2016”, nga kur ka nisur të zvogëlohet.
“Në fakt, nga ushtria dhe sektori i mbrojtjes po kërkohet të bëjnë më shumë, dhe ky mund të jetë një burim tensioni. Ndoshta disa nga këto aksidente janë pjesë e çmimit që ushtria duhet të paguajë, pasi ka relativisht buxhet modest dhe ambicie të mëdha”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Po udhëtonte nga Parisi në Boston, në aeroplanin e aviokompanisë Air France ndërron jetë një pasagjer
Erdogan thotë se Turqia mund t’i “shtypë të gjithë terroristët në Siri”
Udhëheqësi polak zotohet të përdorë presidencën e BE-së për të përshpejtuar përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni
OBSH dyshon se në Tanzani është shfaqur sëmundja vdekjeprurëse Marburg, raportohet për tetë të vdekur
Parashikohen erëra të forta, Los Anxhelos përballet me “rrezik ekstrem zjarri”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri