LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ushqimi konsumon Kate Middleton për të humbur peshë?

Çfarë ushqimi konsumon Kate Middleton për të humbur peshë?

Nuk mund të jemi të gjithë Kate Middleton, Dukesha e Cambridge. Por, falë informatave të reja, të gjithë mund të ushqehemi si ajo – ose të paktën mund të provojmë.

Është e kuptueshme se jo të gjithë njerëzit kanë qasje te kuzhinierët më të mirë të Britanisë së Madhë, por kjo nuk do të thotë se shujtat tona nuk mund t’i përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese si të Dukeshës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, informacionet e reja tregojnë se kur Middleton synon të humbë peshë, ajo e rritë sasinë e konsumimit të proteinave, ndërsa e zvogëlon sasinë e karbohidrateve.


Programi – të cilin e kanë provuar edhe Jennifer Lopez dhe Gisele Bundchen – parasheh që të rritet konsumimi i proteinave, përderisa të zvogëlohet konsumimi i karbohidrateve.

Pra, nëse synoni të humbni peshë si Middleton, në tavolinën tuaj duhet të keni pemë, perime, proteina, grurë etj. /Telegrafi/