Çfarë do t’ju ndodhë nëse hani tepër fruta arrore: Tri kundërefekte të rrezikshme!

Edhe pse janë të njohura si artikuj të shëndetshëm, frutat arrore gjithashtu kanë reputacion (të merituar) si ushqim, të cilin nuk mund të pushoni të hani, për shkak të të cilit pakkush nga ne u përmbahet sasive të rekomanduara ditore.
Problem me konsumin e tepruar të frutave arrore mund të jenë disa rreziqe shëndetësore, pra këto tri janë më serioze:
Shpejt do të shtoni peshë
Nëse e tejkaloni sasinë e rekomanduar ditore, do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe në të vërtetë do të shtoni peshë. Problem tjetër është edhe e dhëna që do të ndodhë shumë më shpejt se sa ta keni tepruar me ndonjë ushqim tjetër, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, frutat arrore janë shumë të pasura me kalori, andaj japin më shumë energjisë sesa artikujt e tjerë. Për shembull, 30 gramë bajame përmbajnë rreth 163 kalori, ndërsa sasia e njëjtë e makaronave të zier përmban vetëm 37 kalori.
Mund të shfaqen problemet me tretjen
Nëse ndonjëherë ndiheni të fryrë pas konsumimit të frutave arrore, nuk jeni i vetmi. Fryrja është “efekt anësor” i shpeshtë falë fitateve dhe tanineve, për shkak të të cilëve frutat arrore janë më vështirë të tretshme.
Sikur kjo të mos jetë kjo gjë mjaft e keqe, konsumimi i tepruar i yndyrave (me të cilën frutat arrore janë të pasura) në një periudhë të shkurtër kohore mund të çojë edhe deri në diarre.
Ekziston rreziku nga helmimi me selen
Rënie e flokëve, thonj të brishtë, erë të keqe, dhembje të muskujve dhe nyjave – të gjitha këto janë simptoma të helmimit me selen, gjendje e rrallë por shumë serioze e cila mund të shfaqet nëse konsumoni pa masë.
Arrat braziliane janë aq të pasura me selen saqë ekspertët rekomandojnë të mos hani më shumëse disa kokrra në ditë, madje vetëm disa herë në javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri