Çfarë do të thotë nëse vlera e kolesterinës është 2.6? Për një grup njerëzish është një shenjë se janë të shëndetshëm, por për të tjerët është një alarm

Cila është gjëja më e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll kolesterinën (e keqe), më saktë LDL-në?
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë dhe marrin më shumë jetë se të gjitha format e sëmundjeve malinje së bashku.
Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundjeje është pikërisht niveli i ngritur i kolesterinës LDL (i keq) dhe kohëzgjatja e ekspozimit ndaj këtij faktori.
Për këto sëmundje flitet pak dhe di pak publiku i gjerë, transmeton Telegrafi.
Kjo sëmundje shkaktohet nga grumbullimi i depozitave yndyrore (pllakave) në arterie. Formimi i pllakave kërkon kohë, kështu që sëmundja është shpesh e padukshme ose me simptoma shumë të lehta, derisa pllaka papritur shpërthen ose bllokon plotësisht lumenin e një ene gjaku, gjë që mund të shkaktojë sulm në zemër ose goditje në tru dhe në rastin më të keq vdekje.
Manifestimet klinike të procesit aterosklerotik janë të shumta dhe kryesisht varen nga shkalla dhe shpejtësia e ngushtimit. Simptomat varen nga ajo enë gjaku e bllokuar.
Kur ateroskleroza zhvillohet në arteriet që furnizojnë trurin (arteriet karotide), mund të ndodhë një goditje në tru dhe nëse prek arteriet që furnizojnë zemrën (arteriet koronare), mund të ndodhë atak në zemër ose infarkt në zemër.
Statinat, një ilaç për kolesterolin e lartë
Pacientët të cilët janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të kolesterolit të keq (LDL) për një kohë të gjatë kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes aterosklerotike kardiovaskulare. Përveç niveleve të larta të kolesterolit LDL, faktorë të tjerë rreziku për shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë duhani, obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, mosha, gjinia.
Mjekët na përkujtojnë se meshkujt duhet ta bëjnë testin depistues për kolesterolin LDL në moshën 35 vjeçare dhe femrat në moshën 45 vjeçare apo edhe më herët, por edhe më herët nëse ka sëmundje të tjera të lidhura ose nëse ka një histori familjare të njerëzve që kanë pasur një atak të hershëm në zemër ose goditje në tru.
Pas ekzaminimit, është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj, i cili në lidhje me vlerat e kolesterolit LDL dhe parametrat dhe faktorët e tjerë të rrezikut, siç janë ngjarjet e mëparshme kardiovaskulare në familje, do të përcaktojë nivelin e rrezikut kardiovaskular dhe do t’i referojë pacientin për trajtimin adekuat.
Krahas zgjedhjes së mirë të ushqimit dhe këshillave për aktivitet të rregullt fizik, shpesh është e nevojshme të merret terapi medikamentoze për të arritur vlerat e synuara të kolesterolit LDL. Statinat përdoren në trajtimin e kolesterolit të ngritur LDL në më shumë se 200 milionë pacientë në mbarë botën. Megjithatë, në 80 për qind të pacientëve me rrezik të lartë me këtë terapi, vlerat e rekomanduara të kolesterolit LDL nuk arrihen, gjë që i vë pacientët në rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje. Kjo tregon se ka një nevojë të konsiderueshme për një terapi novatore, efektive dhe të qëndrueshme për të reduktuar kolesterolin LDL.
Vlerat e kolesterolit LDL në parandalimin dytësor të sëmundjeve kardiovaskulare janë të përcaktuara qartë, por ato rrallë arrihen në praktikën rutinë klinike, sepse pacientët nuk janë në terapi adekuate. Gjithashtu, për shkak të mospërputhjes së vlerave referuese të parametrave të lipideve me rrezikun kardiovaskular në raportet laboratorike, pacientët priren t’i analizojnë ato vetë, në bazë të së cilës vlerësojnë në mënyrë të pavarur nëse janë të shëndetshëm apo të sëmurë.
“Nëse një person plotësisht i shëndetshëm ka një vlerë të kolesterolit LDL prej 2.6 mmol/l, ky konsiderohet një rezultat i mirë. Megjithatë, të njëjtat vlera të kolesterolit të keq nuk janë të mira për një person që tashmë ka pasur një infarkt miokardi. Sipas rekomandimeve, në pacientë të tillë, kolesteroli i keq duhet të jetë nën 1.4 mmol/l.
Për të zbuluar më mirë pacientët me rrezik kardiovaskular, për të diagnostikuar në kohë dhe për të filluar trajtimin, është e nevojshme të harmonizohen vlerat e referencës së parametrave të lipideve në raportet laboratorike me rrezikun kardiovaskular dhe vlerat nga udhëzuesit aktualë, si dhe të standardizohet komunikimi i rezultateve laboratorike në lidhje me statusin e lipideve.
Gjithashtu, është i nevojshëm diagnostikimi në kohë dhe fillimi i trajtimit të hiperkolesterolemisë familjare (FH), si dhe reduktimi i ekspozimit ndaj kolesterolit LDL nëpërmjet krijimit të një regjistri kombëtar, i cili do të ishte dominues në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi