Ish-ministri i jashtëm dhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka rikujtuar procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në 15-vjetorin e saj.
I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top Channel, Basha e cilësoi këtë periudhë si një rrugëtim plot sfida.
I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për përfshirje në trafikun e organeve gjatë luftës, dhe hetimet për çështjen e “Shtëpisë së Verdhë”, Basha deklaroi se të gjitha kanë qenë akuza keqdashëse ndaj tij, të cilat më pas rezultuan të pavërteta.
“Ka qenë një rrugëtim plot sfida që nuk ka nisur me brezin tonë, por me paraardhësit. Ata kanë sakrifikuar gjithçka për këto ditë. Kanë qenë etapat e fundit të një diplomacie të ngarkuar, por dhe finishi. Menjëherë pas deklaratës së presidentit Bush patëm një përshpejtim të arritjes së një konsensusi me palën serbe. Më pas dështimi i kësaj faze, i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë. Momenti më i veçantë ka qenë kontakti i parë me sekretaren Rajs, ajo ishte personi më i lartë që ndiqte procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha Basha.
Më tej ai tha se “asgjë nuk e zhbën sensin e privilegjit dhe krenarisë që kam për kontributin në pavarësinë e Kosovës dhe më shumë në grupin që hetoi krimet e Serbisë në Kosovë”.
“Ndërsa fatkeqësisht në Shqipëri ka një mekanizëm të lig në funksion të një interesi të lig, të errët. Lufta ndaj meje nuk kufizohet vetëm nga skandali McGonigal. Por edhe me sulme të tjera që intensifikohen në prag të zgjedhjeve. Zoti Gubi në hetimin e Shtëpisë së Verdhë në Mat, apo edhe zoti Dash Peza kanë çmontuar shpifjet banale ndaj meje. Të gjitha këto akuza kanë rënë kanë dalë që janë të pavërteta”, tha Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova