Një dhi, e cila thuhet se ishte nën rrënojat e ndërtesës trekatëshe të shkatërruar në Kahramanmaraş, ka mbijetuar për 47 ditë, që nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, ndërtesa trekatëshe ku Ahmet Hadi Tündükozan jetonte me gruan, dy djemtë dhe dy nuset e tij në distriktin Akçalı, 33 kilometra nga qendra e Kahramanmaraş, u shkatërrua nga tërmetet e 6 shkurtit.
Ndërkohë nën rrënoja përfundoi edhe dhia në hambarin poshtë.
Familja Tündükozan, e cila shpëtuan pa ndonjë viktimë, donte të shpëtonte dhinë, por nuk ia doli.
Por ndërkohë që në lagjen ku humbën jetën tre persona vazhdojnë punimet për heqjen e mbeturinave, dhia, e cila mendohej se kishte ngordhur, mbijetoi nën rrënoja.
Ajo thuhet se u shfaq kur një punëtor me një makinë ngriti blloqet e betonit nga rrënojat.
47 gün sonra enkazdan çıkan mucize
Kahramanmaraş'ta 3 katlı bir binanın enkazı kaldırılıyordu. Tam 47 gün sonra altından keçi çıktı. pic.twitter.com/3Djp7D0lVc
— A Haber (@ahaber) March 26, 2023
Sezer Tündükozan ka deklaruar se janë habitur dhe shumë të lumtur kur kanë parë dhinë të gjallë.
“Dridhej, shikonte majtas e djathtas. Ajo ishte shumë e frikësuar… Nuk u besuam syve, jemi ende shumë të befasuar, shumë të lumtur. Sigurisht që nuk kemi ndërmend ta shesim apo ta presim”, ka thënë ai. /Telegrafi/