Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë një nëndetëse turistike që u zhduk me pesë persona në bord, rrugës për në rrënojat e Titanikut.
Kontakti me nëndetësen Titan humbi një orë e 45 minuta pasi u zhyt të dielën pasdite, tha Roja Bregdetare e SHBA, transmeton Telegrafi.
Sipas faqes së internetit të kompanisë OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe me peshë mbi 10 tonë, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4000 metrash. Ka kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin.
Nëndetësja përmban edhe bombola oksigjeni që sigurojnë një furnizim 96-orësh. Megjithatë, numri i orëve varet nga frekuenca e frymëmarrjes së atyre që janë në të, shkruan Guardian.
Është shumë herët për të thënë se çfarë ka ndodhur, por ekspertët kanë ofruar disa skenarë më të mundshëm, nga ngatërrimi në rrënojat e Titanikut, tek një ndërprerje e energjisë elektrike apo një problem me sistemin e komunikimit të nëndetëses.
Rrënojat e Titanikut, e cila shtrihet rreth 3,800 metra në ‘dyshemenë’ e oqeanit, është e rrethuar nga mbeturinat nga fatkeqësia që ndodhi më shumë se një shekull më parë.
“Pjesë të anijes së fundosur janë kudo. Është e rrezikshme”, tha Frank Owen për Guardian, një oficer i pensionuar i Marinës Mbretërore Australiane.
Kontakti u humb një orë e 45 minuta pas nëndetësja Titan u fut nën ujë, duke sugjeruar se ekuipazhi mund të ketë qenë afër ose tashmë në fund, tha Owen, duke shtuar se sa më thellë të zhyten, aq më ngadalë shkon.
Në rast se ajo ngatërrohet në mbeturina, ose humb fuqinë apo komunikimet, Titani duhet të pajiset me pesha të lëshimit emergjent, duke krijuar një shtytje të mjaftueshme për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
Titani ka gjithashtu pajisje për të sinjalizuar vendndodhjen e tij për ekipet e shpëtimit, por për ta përdorur atë, nëndetësja duhet të dalë në sipërfaqe.
Skenari i katërt është se ka një rrjedhje në trup, në të cilin rast prognoza nuk është e mirë, tha Alistair Gregg, profesor i inxhinierisë detare në Universitetin e Londrës.
https://www.youtube.com/watch?v=x40SAJS2whY&ab_channel=OceanGateExpeditions
“Nëse ka shkuar në fund të detit dhe nuk mund të rikthehet me fuqinë e saj, opsionet janë shumë të kufizuara”, tha Greg.
Ai shtoi se megjithëse nëndetësja mund të jetë ende e padëmtuar, nëse është në fund, ka pak anije që mund të zhyten kaq thellë, sigurisht jo zhytës.
Chris Parry, një admiral në pension i Marinës Mbretërore Britanike, i tha Sky News se shpëtimi në shtratin e detit është “një operacion shumë i vështirë”.
“Natyra aktuale e dyshemesë së oqeanit është shumë e valëzuar. Vetë Titaniku shtrihet në llogore. Rreth e rrotull ka shumë mbetje të anijes së fundosur. Prandaj, përpjekja për të kontrolluar zonën me sonar ose një nëndetëse tjetër është një veprim vërtet i vështirë”, tha ai.
“Aeroplanët amerikanë dhe kanadezë dhe anijet e mëdha po kërkojnë zonën, por kërkimi është “i ndërlikuar” sepse ekuipazhet nuk e dinë nëse Titani ka dalë në sipërfaqe, që do të thotë se duhet të kërkojnë si sipërfaqen ashtu edhe thellësitë e oqeanit”, tha kundëradmirali John Moger, komandanti i parë i distriktit të rojës bregdetare të SHBA, i cili mbikëqyr operacionin e kërkim-shpëtimit.
David Concannon i OceanGate tha se po punojnë për të sjellë një pajisje nënujore të telekomanduar që mund të arrijë një thellësi prej 6,000 metrash në vend sa më shpejt të jetë e mundur.
Megjithatë, për shkak të rrënojave të Titanikut në fundin e oqeanit, mund të duhet pak kohë për të treguar se çfarë janë mbeturinat dhe çfarë është nëndetësja Titan.
Të paktën ekipet e kërkimit e dinë se ku të nisin sepse nëndetësja u gjurmua deri në momentin kur u humb kontakti.
“Ka ende mjaft kohë për të kryer një mision shpëtimi, në nëndetëse ka pajisje mbijetese për raste të tilla. Ne të gjithë shpresojmë dhe lutemi që të kthehen gjallë dhe shëndoshë”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisw Mark Butler. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!