Për rrezikshmërinë e bronkitit kronik mjafton të thuhet që kjo sëmundje merr jetë njerëzore tre herë më shumë se sa tuberkulozi, dy herë me shumë se sa aksidentet rrugore, shumë herë më tepër se sa kanceri i mushkërive
Ndërmjet sëmundjeve të ndryshme që komprometojnë rëndë shëndetin tonë, bronkiti kronik është më i përhapuri dhe ndoshta më i lëni pas dore, transmeton Telegrafi.
Në fakt është një sëmundje që mund të parandalohet dhe të kurohet me kohë, kur është akoma në fazën akute, kështu për të shmangur komplikimet e tij të mëtejshme.
Të kesh pak kollë, duket në mënyrë të veçantë për duhanpirësit një ndodhi krejt normale dhe e pranueshme: por ajo që ne e quajmë “katarr” është treguesi i një sëmundjeje të vërtetë dhe asnjëherë nuk duhet të nënvlerësohet.
Ka një formë akute të bronkitit që i mbivendoset një të ftohti banal për ta komplikuar atë, dhembje fyti, pezmatimi i bajameve, një laringjit, ekziston edhe forma kronike, më djallëzore e që është për t’ia patur frikën, e cila mund të mbartet gjatë gjithë vitit.
Rastet e bronkitit kronik janë rritur shumë këto kohët e fundit, para së gjithash për arsye të mungesës së mjekësisë parandaluese si dhe për arsye të higjienës sociale të pamjaftueshme, marrëdhënieve me ndotësit e ajrit atmosferik: ndërmjet agjentëve kryesorë, që kanë me bronkitin kronik një raport të padyshimtë janë thithja e pluhurave industrialë në ambientet e punës dhe e smogut në qytetet e mëdha.
Incidenca e sëmundshmërisë për bronkitin kronik dhe komplikacionet e tij është më e lartë. E përsërisim, ndërmjet duhanpirësve, edhe pse të rinj në moshë, dhe është në raport të drejtë me numrin e cigareve që pihet në ditë.
Gjendja mund të përmirësohet nëse pacienti ndërpret pirjen e duhanit, dhe mund të përmirësohet me një shpejtësi të pabesueshme: dhjetë ditë pas pirjes së cigares së fundit, nikotina zhduket nga gjaku, dhe pas një viti gjendja e individit bëhet pothuajse e njëjtë me atë që nuk ka pirë kurrë duhan. Mjafton pak vullnet dhe një besim minimal për t’u çliruar nga vesi i duhanpirjes.
Simptomatologjia e bronkitit kronik mund të variojë sipas rasteve: kompleksi simptomatologjik më i zakonshëm përbëhet nga kolla, nxjerrje të shumtë gëlbaze, (katarr bronkial), frymëmarrje të vështirësuara në raste sforcimesh shumë të vogla të organizmit; që kufizon përherë e më shumë aftësinë për të lëvizur dhe për të punuar.
Kolla dhe gëlbaza mund të paraqiten në gjendje shumë të përkeqësuar në raport (marrëdhënie) me disa stimulantë (nxitës) të përcaktuar: sforcime të zgjatura në të folur, marrje me tepricë e pijeve alkoolike, infeksione respiratore stinore, si influenca (gripi).
Sa herë që frymëmarrja e vështirësuar, paraqitet në fillim si ndjekës i lodhjes, e që shpesh herë i atribuohet mungesës së stërvitjes (ushtrimeve); më vonë në mënyrë progresive bëhet më e zakonshme dhe më e qartë dhe pastaj mund te shfaqet edhe gjatë pushimit.
Kolla e shkurtër në përgjithësi shkaktohet nga vendosja e një komplikacioni të bronkitit kronik, emfizemës së mushkërive, që është shprehje e humbjes së elasticitetit të mushkërive.
Në të tilla kushte, kurrë nuk mungon insuficienca kardiake që manifestohet me zmadhim të zemrës, të, mëlçisë, të shpretkës dhe me fryrje të këmbëve, në mënyrë të veçantë të kaviljeve.
Fytyra e të sëmurit merr një ngjyrë manushaqe (mavi), në mënyrë të veçantë buzët dhe mollëzat e faqeve, ndërsa thonjtë e gishtave marrin një formë karakteristike si të “bombuar” që përcaktohet si xham sahati: dhe kuadri më i rëndë në të cilin të shpie dalëngadalë bronkiti kronik i lënë pas dore, i pa mjekuar në kohë: është e ashtuquajtura “zemër mushkërore”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025