Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?
Pavarësisht nëse blini lodrën tuaj të parë të tillë ose jeni tashmë një veterane, ne po ju sjellim këshilla të ekspertëve se cilët janë më të mirë për ju dhe si t’i përdorni ata
Vibratorët mund ta pasurojnë edhe më shumë jetën dashurore të çifteve, por, nga ana tjetër, janë një shtesë e shkëlqyeshme në jetën seksuale të të vetmuarave.
Natyrisht, varësisht cilin e zgjidhni edhe mënyra e përdorimit do të dallohet, ndërsa çdo teknikë e ka shpjeguar hollësisht terapeutistja dr. Megan Fleming, transmeton Telegrafi.
Nëse e përdorni për herë të parë vibratorin, Fleming sugjeron që të shtriheni në shpinë me këmbë të hapura dhe pastaj të filloni të stimuloheni me dorë, në mënyrë që të kuptoni cilat lëvizje dhe në cilin vend ju përshtaten më së miri.
Mund të ndihmojë edhe nëse shikoheni në pasqyrë, në mënyrë që të mund saktësisht të përcaktoni se cilat vende ju ofrojnë më kënaqësinë më të madhe.
Kur ta kuptoni ku është ‘aksioni’ atëherë filloni të përdorni edhe vibratorin, pastaj mund të ndryshoni pozicionet, varësisht preferencave tuaja.
Nëse blini për herë të parë vibrator, dr. Megan sugjeron që të filloni me më të lirët, në mënyrë që të kuptoni a ia vlen të investoni në ndonjë më të shtrenjtë.
– Disa mund të jenë shumë të shtrenjtë dhe derisa nuk jeni të sigurt cili ju përshtatet më së miri, më mirë është të blini ndonjë më të lirë – ka shpjegua dr. Megan.
Llojet e vibratorëve dhe mënyra e përdorimit të tyre
Vibratori ‘plumb’
Ky lloj është ideal për fillestarët. Ata janë të vegjël, të matur dhe jo frikësues, gjë që i bën ata të shkëlqyer për eksperimente. Përdoren kryesisht për të stimuluar klitorisin, por edukatorja e seksit Marla Renee Stewart shton se mund të përdorni një vibrator të tillë edhe rreth pjesëve të tjera të trupit për të filluar të mësoheni me ndjesinë.
Stewart vëren se nganjëherë madhësia e klitorisit është një tregues se çfarë lloj vibratorësh mund t’ju pëlqejnë.
– Nëse keni një klitori më të vogël, mund të shijoni më shumë vibratorët ‘plumb’ dhe nëse keni një më të madh, mund të provoni ata që dridhen me pulsime ajri. Sigurisht, ju mund t’i provoni të dyja. Përsëri, për shkak se vibratorët e plumbave janë të bukur dhe të vegjël, ju mund t’i inkorporoni në gjithçka, nga loja solo deri te marrëdhëniet seksuale duke eksperimentuar me cilësime dhe shpejtësi të ndryshme, thotë Stewart.
Si ta përdorni:
Kur të jeni mjaftueshëm të eksituar, aplikoni pak lubrifikant në klitoris dhe vibrator. Luaj me cilësime të ndryshme, nëse është e mundur shko ngadalë dhe shtyp klitorisin. Më pas eksploroni me lëvizje të ndryshme dhe provojeni në vende të tjera të trupit, kështu që mund të zbuloni disa qendra të fshehura kënaqësie.
Vibratorët për stimulimin e pikës G
Akëta vibratorë janë të destinuar për ata që duan të eksplorojnë ndjesinë e stimulimit të pikës G. Janë bërë më një kënd, në mënyrë që të arrijnë në pikën G, e cila ndodhet në murin e sipërm të brendshëm të vagjinës. Mund të bëhen nga materiale të ndryshme dhe disa mund të rimbushen, ndërsa të tjerët funksionojnë vetëm me bateri.
Si ta përdorni:
Pika G rritet sa më shumë të jeni të emocionuar, kështu që së pari punoni për këtë. Mund të ndihmojë gjithashtu nëse së pari e gjeni vendin e saktë me gishta, në mënyrë që të mos humbisni me vibrator. Shtoni pak vaj dhe le të fillojë argëtimi. Kthejeni vibratorin në mënyrë që pjesa me kënd të jetë saktësisht në pikën G.
Vibratorët ‘lepur’
Ky lloj ofron stimulim të njëkohshëm të klitorit dhe pikës G dhe është i shkëlqyeshëm për atë që quhet ‘orgazmë e dyfishtë’.
– Nëse ju pëlqen penetrimi në të njëjtën kohë me stimulimin e klitorit, ka kuptim të merrni një lodër që mund ta bëjë këtë – thotë Stewart.
Si ta përdorni:
Janë të shkëlqyer, sepse ofrojnë mundësi vetëm të depërtimit ose vetëm të stimulimit të klitorisit dhe mund t’i bëjnë të dyja gjërat në të njëjtën kohë. Futeni dhe rregullojeni në mënyrë që pjesa për stimulimin e klitorisit të jetë në vendin e duhur dhe provojeni derisa të kuptoni se cilat lëvizje ju përshtaten më shumë.
Vibratorët ‘shkopinj’
Ajo që dikur ishte menduar për masazhe, u kthye shpejt në një lodër seksi, kur gratë në të gjithë botën kuptuan fuqinë e këtyre vibratorëve.
Ky është një opsion i shkëlqyer për të eksploruar të gjithë trupin, si dhe zonat erogjene, të të dy partnerëve.
Si ta përdorni:
Ata janë një opsion i shkëlqyeshëm për stimulimin e klitorit dhe përdorimin ‘të jashtëm’, megjithëse disa modele vijnë gjithashtu me shtojca që mund t’i futni në vagjinë. Por shumica e tyre përdoren në klitoris dhe me siguri do ta largoni prej tij, në mënyrë që ndjesia të mos jetë shumë intensive.
Vibratorë për çifte
Ka shumë opsione në treg sot për çifte, nga vibratorët që mund t’i kontrolloni me Bluetooth e deri te unazat e ndryshme vibruese të penisit. Fleming thotë se unazat janë një opsion i shkëlqyeshëm për burrat që kanë vështirësi në ruajtjen e ereksionit, sepse ato kufizojnë rrjedhjen e gjakut. Të gjitha vijnë me udhëzime, prandaj sigurohuni t’i lexoni para përdorimit.
Këshilla dhe truke:
1. Hapja e lodrës së re
Sigurohuni që përpara se të përdorni lodrën e re, lexoni me kujdes pyetësorin për përdorim dhe pastrim.
2. Mos harroni të karikoni bateritë tuaja
Nuk ka asgjë më të keqe se kur vibratori juaj ndalon së punuari pikërisht përpara se të arrini kulmin, prandaj sigurohuni që kjo të mos ndodhë.
3. Përgatitni një kënaqësi
Krijimi i një atmosfere është po aq i rëndësishëm para masturbimit sa është para seksit.
4. Ngazëllohuni
Grave u duhet pak më shumë kohë për t’u entuziazmuar, ndaj merrni kohë të mjaftueshme për ta vendosur veten në humorin e duhur dhe vetëm atëherë vini lodrën në lojë. Përvoja do të jetë shumë më e këndshme.
5. Mos nxitoni
Sidomos nëse jeni duke përdorur një vibrator të ri, jepini vetes kohë.
– Mos nxitoni dhe eksploroni se si ndihen dridhjet në pjesë të tjera të trupit, përpara se të filloni ‘aksionin’ e vërtetë – këshillon Fleming.
6. Eksploroni trupin tuaj
Çdo lodër e re ju jep mundësinë të eksploroni më tej ndjesitë që ju përshtaten. “Lozni” me vibratorin në trup, ndoshta do të zbuloni një zonë tuajën të re erogjene.
7. Ndërroni shpejtësinë
Shumë vibratorë kanë disa shpejtësi, dhe kërkimi se cili funksionon më mirë për ju mund të jetë shumë argëtues.
– Nëse jeni fillestar, mendoj se është shumë e rëndësishme të filloni me shpejtësinë më të ulët, sepse disa nga vibratorët e sotëm janë vërtet të fuqishëm. Nëse edhe shpejtësia më e ulët është shumë intensive për ju, provoni një pengesë, si të brendshme ose një peshqir, për të ulur ndjeshmërinë – këshillon Fleming.
8. Përdorni lubrifikant
Në çdo rast, kënaqësia do të jetë më e madhe nëse ka lagështi të mjaftueshme dhe rregulli është përdorimi i lubrifikantëve me bazë uji me lodra silikoni, sepse silikoni mund të prishë materialin në vibratorët silikoni.
Për të parandaluar shtrëngimin e pakëndshëm të lëkurës, vendosni lubrifikant si në lodër ashtu edhe në vagjinë.
9. Luani me të
Nuk quhen lodra seksi pa arsye. Eksperimentimi është pjesa më argëtuese e përdorimit të vibratorit, ndaj lozni me të.
10. Ndizni vibratorin gjatë seksit me partnerin
Megjithëse janë të shkëlqyera për lojëra solo, vibratorët gjithashtu mund ta çojnë seksin e çifteve në një nivel krejtësisht të ri. Përveç shtimit të një elementi argëtimi në seks, do t’ju ndihmojë gjithashtu të përjetoni ndjesi që nuk mund t’i bënit më parë.
Gjithashtu, me një vibrator, gratë mund t’i tregojnë më mirë partnerëve të tyre se çfarë i përshtatet saktësisht atyre.
Pastrimi dhe ruajtja
Pas çdo përdorimi, lani vibratorin dhe ruajeni diku, ku nuk do të ndotet. Këshillohet që ta pastroni para çdo përdorimi.
Disa prodhues ofrojnë gjithashtu pastrues për lodrat e seksit, kështu që ju mund t’i përdorni ato gjithashtu.
Në çdo rast, lexoni gjithmonë me kujdes udhëzimet e pastrimit, që vijnë me çdo vibrator, shkruan.
Hulumtimet e publikuara në Journal of Sexual Medicine zbulojnë se 53% e femrave ndërmjet moshës 18 dhe 60 vjeç përdorin vibrator dhe një e katërta e tyre e kanë përdorur atë muajin e fundit. Përveç kësaj, ata që përdorin rregullisht një vibrator emocionohen më lehtë dhe arrijnë orgazmën më shpejt gjatë marrëdhënieve seksuale.
Nëse po pyesni se a mund të përdorni një vibrator pa frikë se do të ndikojë në shëndetin tuaj, ne kemi një lajm të mirë. Përdorimi i vibratorit është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka pasoja negative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këto tri modele flokësh mund t’i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
A janë të sigurt antibiotikët që të merren gjatë shtatzënisë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë