Sulmi me dronë gjatë në Moskë është i fundit në një seri sulmesh të raportuara me dronë në territorin e Rusisë në muajt e fundit.

Sipas raporteve të medieve ruse të monitoruara nga BBC Verify, më shumë se 120 sulme të dyshuara me dronë ka pasur këtë vit me objektiva në Rusi dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.


Këto janë përqendruar kryesisht në zonat në kufirin perëndimor me Ukrainën dhe gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Por gjithnjë e më shumë, sulmet me dronë janë raportuar edhe në kryeqytetin rus – duke përfshirë një sulm të dukshëm në Kremlin në fillim të majit.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, megjithëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha kohët e fundit se sulmet në territorin rus ishin një "proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë" i luftës. /Telegrafi/