Çështja kryesore të cilën duhet ta bëni për të krijuar imunitet rezistues ndaj coronavirusit
Gjatë pandemisë së coronavirusit njerëzit janë të ekspozuar ndaj stresit shtesë që mund të ndikojë në imunitetin tonë, i cili tani duhet të jetë më i fortë se kurrë më parë
Studimi i ri ka treguar që përgjigjja jonë ndaj infeksionit potencial ndryshon nga dita në ditë, ndërsa mungesa e gjumit mund të dobësojë sistemin tonë të imunitetit.
Gjatë janarit Instituti Kombëtar i Shëndetit në Amerikë ka organizuar takimin e madh në temën gjumi dhe ndikimi i tij i madh në sistemin tonë të imunitetit, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Sistemi i imunitetit është mbrojtje natyrore e trupit nga infeksioni, i cili na ofron shumë shtresa të mbrojtjes.
Shtresa e parë është lëkura, e cila mbron trupin nga hyrja potenciale e virusit dhe e baktereve. Niveli i dytë i mbrojtjes është qarkullimi i gjakut, i cili ndikon në identifikimin e trupit të huaj në organizëm dhe veprimin kundër tij.
Nëse keni rutinë të mirë ditore dhe dinamikë gjumi dhe konsumim të racioneve, atëherë i forconi të gjitha ato funksione në trup.
Në mbrëmje lëkura bëhet “më e depërtueshme”, gjë që do të thotë që atëherë ka ardhur deri te humbja më e madhe e ujit. Kjo rrit mundësinë e hyrjes së patogjenëve në organizmin tonë.
Do të vëreni që nëse lëndoheni apo digjeni, lëkura e dëmtuar do të shërohet më shumë se dyfish më shpejt nëse lëndimi ka ndodhur gjatë ditës e jo gjatë natës.
Gjithashtu edhe qelizat e mushkërive janë më të lëndueshme gjatë orëve të natës sesa gjatë ditës.
Një studim i Universitetit Cambridge ia ka ekspozuar minjtë ndikimit të virusit të herpesit në kohë të ndryshme gjatë ditës.
Minjtë të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj ndikimit të virusit në fillim të gjumit sëmundja është shumuar dhjetë herë më shpejt se sa te minjtë të cilët i janë ekspozuar virusit gjatë ditës kur kanë qenë aktivë.
Përse imuniteti nuk është në nivelin më të plotë gjatë gjithë ditës?
Cikli i rregullt i gjumit ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit të imunitetit, duke ndryshuar lëndueshmërinë e tij kur ai është më i dobët.
Është vërtetuar që çrregullimi i gjumit është te punëtorët të cilët punojnë me ndërresa ose te njerëzit të cilët kanë gjumë të shkurtuar me shëndet të keq mendor dhe fizik – pra, kjo vlen edhe për sistemin e imunitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët