Cerezo: As Icardi e as Bacca, ky është sulmuesi që e do Atletico

Presidenti Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka thënë se Carlos Bacca nuk do të vijë në Atletico, por Diego Costa mund të vijë.
Sulmuesi i Milanit është i lidhur me një kalim te West Ham, por flitej se ka interesim edhe nga klubet tjera.
“Bacca është një sulmues i mirë, por nuk duam ta blejmë”.
“Ne e njohim atë, por nuk bënë pjesë në planet tona. Carlos Bacca nuk do të vijë në Atletico Madrid. Të jem i sinqertë ne nuk do të marrim sulmues nga kampionati italian, për këtë arsye as Bacca as Higuain nuk janë emra që na interesojnë”.

“Mauro Icardi? Ai nuk është në agjendën tonë, dhe ne nuk kemi negociata për të. Ai nuk është në planin tonë”.
“Diego Costa? Na pëlqen shumë, duhet ta pranojë. Jemi duke biseduar me të dhe kemi pan ta kthejmë në Atletico Madrid. Jemi afër, por nuk do të flas më”, ka thënë Enrique Cerezo. /Telegrafi/




















































