LAJMI I FUNDIT:

Cerar: Sllovenia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO (Video)

Cerar: Sllovenia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO (Video)

Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, në konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, tha se shteti i Sllovenisë mbështet Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve.

Cerar shtoi se shteti i Sllovenisë dhe Maqedonisë kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të mira dhe se do të punojë që të njëjtat t’i thellojnë edhe më shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Para se gjithash kemi bashkëpunim të mirë dhe kemi mundësi edhe për bashkëpunim më të mirë. Sllovenia mbështet Maqedoninë për anëtarësime në NATO dhe BE. Jam i kënaqur që sot kemi edhe delegacion të madh të biznesmenëve. Do të vazhdojmë dhe duhet të jemi të kënaqur pasi këmbimet tregtare janë të mëdha, por do të vazhdojmë edhe më tej me thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Edhe në kohë të vështira kemi pasur marrëdhënie të mira. Shohë shumë ngjashmëri me zhvillimin e shtetit të Maqedonisë dhe qeverisë që udhëheq unë. Jam i lumtur që Maqedonia shikon përpara dhe është duke përparuar”, tha mes tjerash Cerar.


Ai në fund shtoi se pasi Maqedonia stabilizoi marrëdhënet me gjitha shtetet, duhet të intensifikohet procesi i integrimit të shtetit, pasi anëtarësimi në NATO është bazë për sigurinë e rajonit.

“Pres që Komisioni Evropian për kohë të shkurtë do të jep rekomandim të fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, tha Cerar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori