Celta vigo merr pikë të rëndësishme ndaj Barcelonës

259:"VIGO, SPAIN - MAY 04: Okay Yokuslu of RC Celta competes for the ball with Thomas Vermaelen of Barcelona during the La Liga match between RC Celta de Vigo and FC Barcelona at Abanca-Balaidos on May 4, 2019 in Vigo, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images) 12:"Getty Images
Me rezultat 2-0, Celta Vigo ka fituar ndaj Barcelonës në garën për t’i mbijetuar rënies nga La Liga.
Katalunasit tashmë janë shpallur kampionë të Spanjës, ashtu që iu qasën ndeshjes së javës së 36-të me lojtarë rezervë.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë.

Maxi Gomez e zhbllokoi rezultatin (67’), ndërsa Iago Aspas e vulosi fitoren me një gol nga penalltia (88’).
Me këtë fitore, Celta Vigo është ngritur në kuotën e 40 pikëve dhe tash është në vend të 14-të në tabelë.
Në xhiron e ardhshme, Celta luan si mysafir i Athletic Bilbaos, kurse Barca është nikoqir i Getafes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































